(62) A! Me të vëtetë, pë të dashurit e Perëndisë nuk ka frikë as pikëllim,
(63) për ata që besojnë dhe që i druajnë Perëndisë,
(64) për ta ka sihariq në këtë jetë dhe në tjetrën. S’ka ndryshim në fjalët e Perëndisë. Kjo është fitore e madhe.
(65) Mos të pikëlloj ty fjala e tyre. E, gjithë fuqia i përket Perëndisë! Ai dëgjon dhe di çdo gjë.
(66) A! Me të vërtetë, Perëndisë i përket pushteti i çdo gjëje që gjendet në qiej dhe në Tokë. E, ata që, pos Perëndisë, adhurojnë idhujtë, shkojnë vetëm pas hamendjeve dhe vetëm gënjejnë.
(67) Ai (Perëndia) ua krijoi natën për të pushuar në të, kurse ditën për të parë. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë.
(68) Kanë thënë: “Perëndia ka djalë”. I lavdëruar është Ai. Ai është i pastër, s’ka nevojë për asgjë. Të Atij janë të gjitha – ç’gjendet në qiej dhe në Tokë. Ju nuk keni asnjë argument për këtë. A thoni ju për Perëndinë, atë që nuk e dini!
(69) Thuaj: “Me të vërtetë, ata që shpifin gënjeshtra për Perëndinë nuk do të shpëtojnë”.
(70) (Do të keni) kënaqësi të shkurtër në këtë botë, e pastaj do të kthehen te Ne, dhe Ne, do t’u japim të shijojnë dënimin e ashpër për shkak se kanë mohuar.