(79) Faraoni tha: “M’i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!”
(80) Pasi erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hedhni ç’keni për të hedhur!”
(81) E, kur i hodhën ata, Musai tha: “Atë që e keni sjellë ju, është magji. Me të vërtetë, Perëndia do ta shkatërrojë atë. Perëndia, me siguri, nuk do ta forcojë punën e ngatërrestarëve.
(82) Perëndia, me premtimin e Tij e forcon të Vërtetën, e madje edhe sikur ta urrejnë mëkatarët!”
(83) Dhe Musait nuk i besoi askush, përveç një pakice nga populli i tij, nga frika se do t’i keqpërdorte ata Faraoni dhe paria e tij, e Faraoni – me të vërtetë, ishte zullumqar në Tokë dhe në të keqe kalonte çdo kufi.
(84) Musai tha: “O populli im! Nëse besoni Perëndinë, mbështetuni tek Ai, nëse jeni musliman!”
(85) Ata thanë: “Na ju kemi mbështetur Perëndisë. O Zoti ynë, mos na vënë në sprovë të popullit zullumqarë,
(86) dhe shpëtona neve, me mëshirën Tënde, nga populli mohues!”
(87) Na ia kemi shpallur Musait dhe vëllait të tij: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt dhe shndërroni ato në faltore dhe falni namazin! Dhe sihariqoi besimtarët!”
(88) Musai tha: “O Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, por ata, o Zoti ynë, na largojnë nga rruga Jote! O Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe vulosi zemrat e tyre, se ata nuk besojnë, përderisa të shijojnë dënimin e dhëmbshëm!”