(7) Me të vërtetë, ata që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, dhe janë të kënaqur me jetën e kësaj bote, dhe janë qetësuar në të (botë), dhe të cilët janë të pakujdesshëm ndaj argumenteve Tona –
(8) për ta, vendstrehim është zjarri, për atë që kanë punuar.
(9) Me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Zoti i tyre i udhëzon në rrugë të drejtë, ngase besojnë; e rrjedhin lumenjtë pranë tyre në kopshtet e kënaqësisë,
(10) lutja e tyre në to (kopshtije) është: “Qofsh i lavdëruar o Zot!” e përshëndetja e tyre në të: “Selam” e lutja e tyre e fundit është: “Falenderojmë Perëndinë, Zotin e gjithësisë!”
(11) Sikur Perëndia, t’ua shpejtonte të keqen njerëzve, ashtu siç e dëshirojnë ata shpejt të mirën, ata me të vërtetë, do të zhdukeshin. E, Ne, megjithatë, ata që nuk shpresojnë takimin Tonë – i lëmë që të bredhin andej e këndej në humbjet e tyre.
(12) E, kur njeriun ta gjejë e keqja, atëherë Na lutet: shtrirë, ose ulur, ose në këmbë (në çdo mënyrë). E, posa Na t’ia largojmë të keqen atij, vazhdon – thuajse nuk Na është lutur për fatkeqësinë që e ka goditur. Kështu plangësprishësve (batakqinjëve) iu zbukurohet ajo që punojnë.
(13) Na i kemi zhdukur madje – shumë popuj para jush, përse kanë bërë zullum. Dhe pejgamberët e tyre, u kanë sjellë atyre dokumente të qarta, por ata nuk kanë besuar. Kështu Na i dënojmë njerëzit e këqinj.
(14) Pastaj u kemi bërë juve pas tyre – zëvendës në Tokë, për të parë se si do të veproni.