يونس   سورة  : Yunus


سورة Sura   يونس   Yunus
وَلَوْ أَنَّ لِكُلِّ نَفْسٍ ظَلَمَتْ مَا فِي الْأَرْضِ لَافْتَدَتْ بِهِ ۗ وَأَسَرُّوا النَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُا الْعَذَابَ ۖ وَقُضِيَ بَيْنَهُم بِالْقِسْطِ ۚ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ (54) أَلَا إِنَّ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ أَلَا إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ (55) هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ (56) يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِّمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ (57) قُلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَٰلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ (58) قُلْ أَرَأَيْتُم مَّا أَنزَلَ اللَّهُ لَكُم مِّن رِّزْقٍ فَجَعَلْتُم مِّنْهُ حَرَامًا وَحَلَالًا قُلْ آللَّهُ أَذِنَ لَكُمْ ۖ أَمْ عَلَى اللَّهِ تَفْتَرُونَ (59) وَمَا ظَنُّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَشْكُرُونَ (60) وَمَا تَكُونُ فِي شَأْنٍ وَمَا تَتْلُو مِنْهُ مِن قُرْآنٍ وَلَا تَعْمَلُونَ مِنْ عَمَلٍ إِلَّا كُنَّا عَلَيْكُمْ شُهُودًا إِذْ تُفِيضُونَ فِيهِ ۚ وَمَا يَعْزُبُ عَن رَّبِّكَ مِن مِّثْقَالِ ذَرَّةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ وَلَا أَصْغَرَ مِن ذَٰلِكَ وَلَا أَكْبَرَ إِلَّا فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ (61)
الصفحة Page 215
(54) Kur çdonjëri që ka bërë zullum, sikur të kishte ai tërë pasurinë e botës, ai do të jepte krejt atë, për të shpëtuar (nga dënimi). Ata do të fshehin pendimin kur të shohin dënimin, e do të gjykohen mes tyre me të drejtë dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi.
(55) A! me të vërtetë, të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. A! me të vërtetë, premtimi i Perëndisë është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dijnë.
(56) Ai jep gjallëri dhe vdekje dhe tek Ai do të ktheheni.
(57) O njerëz, ju ka ardhur madje këshilla (Kur’ani) nga Zoti juaj, ilaç për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.
(58) Thuaj: “Me dhuntinë e Perëndisë dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më mirë se ajo që grumbullojnë ata”.
(59) Thuaj: “Çka mendoni ju për ushqimin, që ua ka zbritur Perëndia, e ju prej tij keni bërë diçka të ndaluar e diçka të lejuar?” Thuaj: “A ju ka lejuar Perëndia atë, apo po ia shpifni Perëndisë?”
(60) Çka mendojnë ata që shpifin gënjeshtra për Perëndinë, - në Ditën e Kijametit? Me të vërtetë, Perëndia është bamirës i madh i njerëzve, por, pjesa dërmuese nuk e falenderojnë Ate.
(61) Ti nuk do të bësh asgjë, as nuk do të lexosh asgjë nga Kur’ani, as nuk do të punoni kurrfarë pune, e që Ne mos të jemi dëshmitar, kur ju të thelloheni në të. Nuk do të humbë nga Zoti yt as sa një thërmi peshe, në Tokë as në qiell, as më pak nga ajo as më shumë, e që të mos jetë e shënuar në Librin e qartë.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022