(15) Pasi e morën atë (Jusufin) dhe vndosën që ta hedhin në fund të pusit, Na ia shpallëm atij: “Ti do t’i lajmërosh ata për këtë vepër, e ata nuk do ta vërejnë (që ti je Jusufi)”.
(16) Dhe në mbrëmje erdhën (vëllezërit e Jusufit) te babai i tyre, duke qajtur.
(17) Thanë: “O baba ynë, na shkuam të vrapojmë, e Jusufin e lamë te sendet tona, andaj e hëngri ujku. E, ti nuk na beson neve, edhe pse na flasim të vërtetën”.
(18) Dhe sollën këmishën e tij të përgjakur, me gjak të rrejshëm. (Jakubi) tha: “Jo, por shpirtërat tuaj kanë zbukuruar diçka. (Durimi im) është durim i mrekullueshëm. Prej Perëndisë kërkoj ndihmë për atë që po e paraqitni ju”.
(19) Dhe erdhi një karavan, e dërgoi ujëbartësin e vet dhe ai lëshoi kovën e tij dhe thirri: “O sa gëzim! Qe një djalë!” Dhe ata, e fshehën atë si plaçkë tregtie, e Perëndia di mirë atë që punojnë ata.
(20) Dhe e shitën atë për pak para – për disa grosh; mezi pritën që ta shporrin qafet atë.
(21) E, atëherë, kur e bleu ai personi nga Misiri, i tha gruas së vet: “Bënia të këndshëm strehimin e tij! Ndoshta do të na shërbejë ose do ta përvetësojmë si djalë!” Dhe ja kështu, Ne e vendosëm Jusufin në atë Tokë të bukur dhe ia mësuam komentimin e ëndërrave. E, Perëndia është ngadhnjyes i të gjitha gjërave, por shumica e njerëzve nuk e dijnë.
(22) Dhe kur arriti ai moshën e pjekurisë, Na i dhamë atij aftësi të të gjykuarit (në shpjegimë) dhe dijeni; dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.