(38) dhe besoj fenë e të parëve të mi – Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit; për ne nuk bënë që Perëndisë t’i bëjmë shok – asgjë. Kjo është dhuntia e Perëndisë ndaj nesh dhe njerëzve tjerë, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
(39) O shokët e mi të burgut! A janë më të mirë zotrat e llojllojshëm apo Perëndia, i Vetmi dhe Ngadhnjimtari?
(40) Ju adhuroni, pos Perëndisë, vetëm emra, të cilët ua keni ngjitur ju dhe të parët tuaj, - Perëndia nuk ka shpallur asnjë dokument për ta. Vendimi i përket vetëm Perëndisë: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e din.
(41) O shokët e mi të burgut! Njëri prej ju dyve do ta qerasë me verë pronarin (zotriun) e vet, e sa i përket tjetrit, ai do të varet, e shpendët do të hanë prej kokës së tij. Kështu është caktuar kjo gjë, për të cilën pyetët ju!”
(42) Dhe (Jusufi) i tha njërit prej këtyre dyve, për të ciln mendoi se do të jetë i shpëtuar: “Përmendëm mua te Zoti yt!” Por djalli bëri që ai (i shpëtuari) të harrojë ta përmend te Zoti i vet (Jusufin) dhe kështu Jusufi mbeti edhe disa vjet në burg.
(43) (Dhe tha mbreti): “Kam parë (në ëndërr) se si shtatë lopë të majme i hanin ato shtatë të liga, dhe kam parë (në ëndërr) shtatë kallinj të gjelbër, shtatë të tjerë të tharë. O paria ime, më shpjegoni ëndërrën time, nëse dini komendimin e ëndërrave!”