(70) Dhe pasi i furnizoi me ushqimin e nevojshëm, shtini një gotë (të çmueshme) në ngarkesën e vëllait të vet, e pastaj një thërritës thirri: “O karavan, ju me të vërtetë jeni vjedhësa!”
(71) Ata (vëllezërit e Jusufit) – u kthyen kah ata (e thanë): “Ç’ju ka humbur?”
(72) Thanë: “Po kërkojmë gotën e mbretit. Kush e sjell atë, ka shpërblim një barrë deveje ushqim. Unë për këtë garantoj”.
(73) Thanë (vëllezërit e Jusufit): “Pasha Perëndinë, ju e dini se na nuk kemi ardhur të bëjmë turbullira në tokë, dhe na nuk jemi vjedhësa”.
(74) Ata pyetën: “E çfarë është dënimi, nëse ju gënjeni?”
(75) (Bijtë e Jakubit) thanë: “Dënimi për atë, në barrën e të cilit gjendet gota është vetë ai person (bëhet skllav i të vjedhurit një vit). Kështu i dënojmë ne zullumqarët”.
(76) Dhe ai (thërritësi), nisi të kontrollojë barrët e tyre para barrës së vëllait të Jusufit, e pastaj nxori gotën nga barra e vëllait të atij. Na, e mësuam Jusufin kështu, që ta bëjë këtë mashtrim. Ai, sipas ligjit të mbretit nuk mund ta merrte (për skllav) vëllain e vet, përveç se me lejën e Perëndisë. Ne e ngrisim lart atë që duam Ne, e mbi çdo të ditur ka edhe më të ditur.
(77) (Bijtë e Jakubit) thanë: “Nëse ka vjedhë, po edhe më parë vjedhi vëllai i tij! E, Jusufi – heshti për këtë dhe nuk shpalli gjë, por mendoi në vetvete: “Ju jeni në pozitë më të keqe (sepse e keni vjedhë vëllaun)! E, Perëndia është më i dijshëm për ato që i përshkruani ju”.
(78) (Bijtë e Jakubit) thanë: “O ministër, ai e ka babën shumë plak, andaj merre ndonjërin prej nesh në vend të tij! Na po shohim se ti je bamirës”.