(79) (Ministri) tha: “Perëndia na ruajtë, - ta marrim na atë tjetrin në vend të atij te i cili e kemi gjetur sendin tonë! Atëherë, na, me të vërtetë, do të ishim të padrejtë!”
(80) Meqë e humbën shpresën në të (Jusufin), u shpërndanë dhe bisedonin fshehurazi. Më i madhi nga ata, tha: “A nuk e dini që baba juaj, ka marrë prej jush betimin në Perëndinë, e madje, edhe më parë keni bërë krim ndaj Jusufit. Nuk do të ndahem prej kësaj toke, derisa të mos më lejojë babai im ose të mos më gjykojë Perëndia, e Ai është gjykatësi më i mirë.
(81) Kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O baba ynë, djali yt ka vjedhur. Na dëshmojmë vetëm për atë që dimë. Na nuk e kemi ditur një gjë të padukshme.
(82) Pyeti banorët e qytetit në të cilin kemi qenë dhe karavanin me të cilin kemi udhëtuar, dhe ne jemi të drejtë”.
(83) Jakubi tha: “Jo, por shpirti juaj e ka kurdisur krejt këtë. Durimi im është, durim i bukur. Shpresoj se Perëndia do t’mi kthejë të gjithë, sepse Ai, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
(84) (Jakubi) u kthye prej tyre dhe tha: “O i mjeri unë për Jusufin!” Sytë iu kishin zbardhur prej pikëllimit dhe ishte plot zemërim.
(85) (Bijtë e Jakubit) thanë: “Pasha Perëndinë, ti po e përmend Jusufin papra, saqë do të sëmuresh rëndë ose do të vdesish!”
(86) (Jakubi) tha: “Unë, pikëllimin dhe zemrimin tim ia paraqes vetëm Perëndisë, e nga Perëndia e di atë që nuk e dini ju”.