يوسف   سورة  : Yusuf


سورة Sura   يوسف   Yusuf
۞ وَمَا أُبَرِّئُ نَفْسِي ۚ إِنَّ النَّفْسَ لَأَمَّارَةٌ بِالسُّوءِ إِلَّا مَا رَحِمَ رَبِّي ۚ إِنَّ رَبِّي غَفُورٌ رَّحِيمٌ (53) وَقَالَ الْمَلِكُ ائْتُونِي بِهِ أَسْتَخْلِصْهُ لِنَفْسِي ۖ فَلَمَّا كَلَّمَهُ قَالَ إِنَّكَ الْيَوْمَ لَدَيْنَا مَكِينٌ أَمِينٌ (54) قَالَ اجْعَلْنِي عَلَىٰ خَزَائِنِ الْأَرْضِ ۖ إِنِّي حَفِيظٌ عَلِيمٌ (55) وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِي الْأَرْضِ يَتَبَوَّأُ مِنْهَا حَيْثُ يَشَاءُ ۚ نُصِيبُ بِرَحْمَتِنَا مَن نَّشَاءُ ۖ وَلَا نُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ (56) وَلَأَجْرُ الْآخِرَةِ خَيْرٌ لِّلَّذِينَ آمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ (57) وَجَاءَ إِخْوَةُ يُوسُفَ فَدَخَلُوا عَلَيْهِ فَعَرَفَهُمْ وَهُمْ لَهُ مُنكِرُونَ (58) وَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمْ قَالَ ائْتُونِي بِأَخٍ لَّكُم مِّنْ أَبِيكُمْ ۚ أَلَا تَرَوْنَ أَنِّي أُوفِي الْكَيْلَ وَأَنَا خَيْرُ الْمُنزِلِينَ (59) فَإِن لَّمْ تَأْتُونِي بِهِ فَلَا كَيْلَ لَكُمْ عِندِي وَلَا تَقْرَبُونِ (60) قَالُوا سَنُرَاوِدُ عَنْهُ أَبَاهُ وَإِنَّا لَفَاعِلُونَ (61) وَقَالَ لِفِتْيَانِهِ اجْعَلُوا بِضَاعَتَهُمْ فِي رِحَالِهِمْ لَعَلَّهُمْ يَعْرِفُونَهَا إِذَا انقَلَبُوا إِلَىٰ أَهْلِهِمْ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ (62) فَلَمَّا رَجَعُوا إِلَىٰ أَبِيهِمْ قَالُوا يَا أَبَانَا مُنِعَ مِنَّا الْكَيْلُ فَأَرْسِلْ مَعَنَا أَخَانَا نَكْتَلْ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ (63)
الصفحة Page 242
(53) Unë nuk e shfajsoj veten, meqë shpirti (i njeriut) është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është falës dhe mëshirues”.
(54) Dhe tha sundimtari (mbreti): “Ma sillni atë, do ta marr në suitën time (si këshilltar special)”. E, pasi bisedoi me të, i tha: “Prej sot, ti tek ne, ke pozitë të lartë dhe je i besuar”.
(55) (Jusufi) tha: “Më cakto të udhëheq thesarin e vendit. Unë, me të vërtetë, jam ruajtës dhe i dijshëm”.
(56) Dhe kështu, ia dhamë Jusufit pozitën në vend (Misir), dhe ai në të vendosej ku të donte. Na e shpërblejmë me mëshirën Tonë, kë ë duam. Bamirësve nuk ua humbim shpërblimet.
(57) E, shpërblimi i jetës tjetër është më i mirë për ata që besojnë dhe i druajnë Perëndisë.
(58) Dhe erdhën vëllezërit e Jusufit, e hyn tek ai. Ai i njohu ata, por ata nuk e njohën atë.
(59) Dhe kur i furnizoi ata me ushqim të nevojshëm, tha: “Ma sillni vëllaun tuaj prej babës! A nuk po shihni se unë i plotësoj masat dhe unë jam më i miri mikpritës.
(60) Nëse nuk ma sillni atë (vëllaun tuaj), nuk do të ketë tek unë më ushqim për ju dhe mos ejani te ne!”
(61) Ata thanë: “Na do të përpiqemi që disi ta sjellim nga baba i tij, dhe ne do të bëjmë këtë”.
(62) (Jusufi) u tha atyre djelmoshave (nëpunësve) të vet: “Lënie pagesën, të hollat e tyre në barrët e tyre, e do t’i njohin ato kur të shkojnë ata te familja e vet, e do të kthehen përsëri te ne”.
(63) Kur u kthyen te baba i tyre, thanë: “O baba ynë! Nuk do të na japin më ushqim. Prandaj dërgoje me ne vëllain tonë, për të do të mund të marrim ushqim, e na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë!”
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022