(118) E, sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bënte njerëz të një feje. Por, ata edhe më tej janë në kundërshtim mendimesh.
(119) Përveç atyre që i ka mëshiruar Zoti yt. E, për ata edhe i ka krijuar Ai. Dhe, u plotësua fjala e Zotit tënd: “Do ta mbushë, me të vërtetë, xhehennemin me xhind dhe njerëz bashkarisht!”
(120) Na po t’i tregojmë ty të gjitha lajmet e pejgamberëve, për me ta forcua zemrën. Dhe në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta; këshilla dhe të përkujtuarit për besimtarët.
(121) Dhe thauju atyre që nuk besojnë: “Punoni ju si të mundeni, edhe ne do të punojmë;
(122) dhe pritni ju (fundin e punës), dhe ne do të presim!”
(123) Perëndia i di sekretet e qiejve dhe të Tokës dhe çdo gjë kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai! Dhe Zoti yt nuk është i pakujdesshëm për atë që punoni ju.
يوسف Yusuf
(1) Elif, Lâm, Râ. Këto janë ajetet e Librit të qartë!
(2) Na e zbritëm këtë Kur’an në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju.
(3) Na ty (o Muhammed!) do t’i tregojmë ngjarjet më të bukura përmes shpalljes së këtij Kur’ani; e ti, me të vërtetë, këto nuk i ke ditur më parë:
(4) kur Jusufi i tha babës së vet: “O baba im! Unë kam ëndërruar njëmbëdhjetë yje, edhe Diellin e Hënën! I pashë se si ato më bënin sexhde (më përuleshin)”.