(98) (Dhulkarnejni) tha: “Kjo ështe dhuntia e Zotit tim! E, kur të arrijë premtimi i Zotit tim, (Ai) do ta rrafshojë atë (pendën). Premtimet e Zotit tim janë të vërteta.
(99) Dhe Na, do të bëjmë që disa prej tyr të ndeshen me të tjerët – si valët (e detit), dhe, do të fryhet në Sur (brirë), e do t’i tubojmë që të gjithë,
(100) Atë ditë, do t’ua tregojmë haptazi skëterrën mohuesve,
(101) atyre të cilët i kanë pasur sytë e mbuluar me perde kundër këshillave të Mia, dhe, të cilët, nuk mundën (nga inati) ta dëgjonin (Kur’anin).
(102) Vallë, a mendojnë mohuesit, se do të mund t’i marrin për zotëra robërit e Mi – përveç Meje? Na, u kemi përgatitur mohuesve skëterrën për vendbanim.
(103) Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj juve për ata që më së shumti dëmtojnë me punët e veta,
(104) për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, e mendojnë se kanë punuar vepra të mira?
(105) Këta janë ata, të cilët i kanë mohuar dokumentet e Zotit të tyre dhe takimin me Te, e punët e tyre u janë shpartalluar; ndaj Na, nuk do të vëmë kurrfarë mase për ta, në Ditën e Kijametit.
(106) Shpërblimi (dënimi) i tyre është xhehennemi ngase mohuan dhe, nga se argumentet e Mia dhe pejgamberët e Mi – i merrnin për (objekt) talljeje”.
(107) Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kopshtet e Firdevsit (xhennetit) do t’i kenë banesa.
(108) Në to do të qëndrojnë përherë. Nuk do të dëshirojnë ndërrim prej tyre, (meqë janë tepër të kënaqur).
(109) Thuaj: “Sikur deti të isht ngjyrë (për të shkruar) fjalët e Zotit tim, do të shterrej deti, par ase të sosen fjalët e Zotit tim, e madje, sikur të sillnim Ne si ndihmë edhe aq ngjyrë shkrimi”.
(110) Thuaj: “Unë jam vetëm njeri si ju, mua më është shpallru që Zoti juaj është vetëm një Zot. Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të punojë vepër të mirë, dhe, le të mos i bëjë shok askë në të adhuruarit e Zotit të vet!”