(62) Kur ata kaluan (atë vend), Musai i tha përcjellësit të vet: “Na jep atë sillën tonë, sepse, jemi lodhur nga ky udhëtim ynë”.
(63) (Ai) i tha: “Shiko! Kur zbritëm tek ai shkëmbi, unë e harrova peshkun. Vetëm djalli më ka shpie në harresë, përme ta kujtuar ty atë, e që, peshku – për çudi, mori rrugën kah deti!”
(64) (Musai) tha: “E, kjo është ajo që po kërkojmë. Andaj u kthyen nëpër gjurmët e veta (duke i treguar njëri-tjetrit),
(65) dhe gjetën një rob prej robërve Tonë, të cilit i kemi dhuruar mëshirën Tonë dhe e kemi mësuar nga ana Jonë me dijeni të plotë.
(66) Musai i tha atij: “A të pasoj ty, për të më mësuar mua – me një pjesë të dijenisë së mrekullueshme që t’u ka dhënë ty?”
(67) Ai i tha (Musait): “Ti nuk mund të durosh (në shoqëri) me mua;
(68) e si do të durosh për atë, për të cilën nuk di asgjë?”
(69) (Musai) tha: “Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Perëndia, e nuk do të kundërshtoj ty asgjë”.
(70) I tha (Musait): “Nëse shkon pas meje, mos më pyet për asgjë, përderisa të mos ta shpjegoj unë ty!”
(71) Dhe, shkuan (ata), e kur hipën në anije, e zhbiroi (dërrasën e anijes). (Musai) tha: “Mos vallë, e zhbirove atë, për t’i mbytë udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë të çuditshme (të shëmtuar)”.
(72) I tha (Musait): “A nuk të thashë unë se ti nuk mund të durosh (në shoqëri) me mua?”
(73) (Musai) tha: “Mos më qorto për atë që kam harruar, dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!”
(74) Dhe, shkuan (ata), e kur e takuan një djalosh, dhe e mbyti atë tha (Musai): “Pse e mbyte njeriun e pafajshëm që nuk ka mbytur askë! Me të vërtetë, bëre një punë të shëmtuar!”