(5) Ata, nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, e as etërit e tyre. Është kjo fjalë e madhe (e shëmtuar) që del nga goja e tyre! Ata flasin vetëm gënjeshtra.
(6) A mos vallë do të bësh vetëvrasje për shkak të tyre, nëse ata nuk besojnë në këtë Kur’an, duke qenë i pikëlluar ti?
(7) Na, çdo gjë që gjendet në Tokë, e kemi bërë stoli për të (njerëzit e Tokës), për të provuar se kush prej tyre është veprues më i mirë.
(8) Dhe, Na, do të bëjmë atë që gjendet në të (Tokë) – sipërfaqe të thatë.
(9) Vallë, a mendon ti se shoqëria e Shpellës dhe e Rekimit (vendbanim) është një mrekulli nga argumentet Tona?
(10) (Kujtoje ti) kur disa sjelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, dhurona mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna neve në udhëzim të drejtë!”
(11) (Ua plotësuam lutjen e tyre) dhe ua kemi mbyllur veshët atyre (i vumë në gjumë) në shpellë për shumë vjet.
(12) Pastaj i kemi zgjuar ata, për të treguar (haptazi) se cili nga këto dy grupe e vlerësojnë më mirë sa kohë kanë qenë të strehuar.
(13) Na po ta tregojmë ty historinë e tyre me tërë vërtetësinë e saj. Ata, ishin djelmoshat që besonin në Zotin e tyre, dhe Na ua kemi forcuar atyre drejtimin.
(14) Dhe Ne, ua forcuam zemrat e tyre kur u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Na, nuk i lutëm, kurrsesi – zotit tjetër, përpos Tij. (Përndrushe) – atëherë do të thonim gënjeshtër të madhe.
(15) Ky, populli ynë, ka marrë – përveç Tij, zotra tjerë. Sikur të kishin sjellë ata – për ta (zotërat) argument të qartë! E, kush është zullumqar më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Perëndinë?