(46) Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote, por veprat e mira, që mbetën përherë, janë më mirë të shpërblyera te Zoti dhe janë shpresë më e mirë.
(47) (Kujtoju atyre) Ditën kur Ne i lëkundim bjeshkët dhe ti sheh tokën e zhveshur dhe kur Ne, i ringjallim njerëzit (për të dhënë llogari), e nuk e lëmë askë anash (të paringjallur).
(48) Dhe ata do të sillen para Zotit tënd, të radhitur (e atyre u thuhet): “Ju, Na keni ardhur ashtu siç u kemi krijuar herën e parë. E, ju keni menduar, se nuk do t’jua plotësojmë premtimin.
(49) Dhe, do të sillet Libri (i punëve që kanë bërë), e do t’i shohësh mëkatarët se si tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe thonë: “Të mjerët ne, çfarë është ky libër! Nuk po lëjka as të voglën as të madhen (punë) pa e numëruar”. Dhe, do të gjejnë të shënuar atë që kanë punuar. Zoti yt, nuk i bënë askujt padrejtësi.
(50) (Kujtuju atyre) kur ju thamë engjëjve: “Bëni sexhde (përuljuni) Ademit!” Ata, i bënë sexhde, përpos Iblisit. Ai ish nga xhindët dhe andaj bëri mëkat ndaj urdhërit të Zotit të vet. A mos vallë, atë dhe pasardhësit e tij do t’i merrni ju për miq – përpos Meje? E, ata, janë armiët tuaj. Sa ndërrim i shëmtuar që është ky për zullumqarët!
(51) Unë, nuk i kam marrë ata për dëshmitarë gjatë krijimit të qiejve dhe të Tokës, as disa prej tyre gjatë krijimit të të tjerëve, dhe, Unë, nuk i kam marrë për ndihmës ata që mashtrojnë.
(52) (Kujtoju atyre) kur thotë (Perëndia): “Thirrni shokët e Mi që ju mendoni (se janë shokët e Mi)”. E, ata i thirrën, por ata nuk u përgjegjën.
(53) Dhe, mëkatarët do të shohin zjarrin dhe do të bindën, se, ata me të vërtetë, do të bijnë në të dhe, nuk do të gjejnë largim nga ai vendstrehim.