(54) Na, në këtë Kur’an u kemi shpjeguar njerëzve gjithfarë lloj shembujsh, por njeriu, më tepër se kushdo është polemizues.
(55) Njerëzit asgjë nuk i pengon që të besojnë – kur iu ka ardhur atyre udhëzimi – dhe të kërkojnë falje nga Zoti i tyre, përveç që t’ju vijnë atyre ligji (i Perëndisë) i popujve të lashtë (shkatërrimi), ose që t’ju vijë dënimi i hapët.
(56) Na i dërgojmë pejgamberët vetëm si sihariques dhe paralajmërues, e mohuesit polemizojnë me gënjeshtra për ta shmangë të Vërtetën, dhe, - argumentet e Mia dhe paralajmërimet, i marrin për tallje.
(57) Kush është më zullumqarë se ai, i cili është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e u shmangë nga ato dhe harroi se çka kanë punuar duartë e tij më parë (nga të këqiat)? Na, kemi vërë perde në zemrat e tyre për të mos e kuptuar Kur’anin dhe ua kemi rënduar veshët e tyre. E, nëse i thërret ti – ata, në rrugën e drejtë, ata kurrë nuk do të pasojnë atë (rrugën e drejtë).
(58) E, Zoti yt është falës dhe mëshirues. Sikur t’i dënonte për atë që kanë bërë, Ai do t’ua shpejtonte dënimin (në këtë jetë). Jo, për ta – është momenti i caktuar, nga i cili ata, kurrë nuk do të gjejnë strehim.
(59) E, ato janë vendbanimet, që Ne i kemi shkatërruar, kur ato bënë zullum, e për shkatërrimin e tyre kemi bërë kohë të caktuar.
(60) (Kujtoje) kur Musai i tha djaloshit (përcjellësit) të vet: “Do të udhëtojë vazhdimisht, derisa të arrijë në vendin ku takohen dy detet, ose do të udëhëojë shumë kohë”.
(61) Dhe, kur ata të dy arritën në vendin ku takoheshin ato (detet), harruan peshkun e tyre (që – e kishin me vete shenjë) e që, ai (peshku) rrëshqiti në det.