(21) Dhe, kështu, Ne i bëmë me dije (njerëzit) për ta, që të dinë se premtimi i Perëndisë është i vërtetë dhe, që s’ka dyshim, se do të arrijë Dita e Kijametit, kur ata bashkëqytetarët (bashkëvendësit), polemizonin në mes vete për rastin e tyre dhe thonin: “Ndërtoni në hyrje të saj (shpellës) një godinë! Zoti i tyre i di më së miri ata”. E thonë ata, mendimi i të cilëve mbizotëroi: “Na do të ndërtojmë një faltore rreth tyre!”
(22) Disa thonin: “Ishin tre vetë, e qeni i tyre ishte i katërti”. E, disa (të tjerë) thonin: “Ishin pesë vetë, e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke supozuar për atë që është sekrete, derisa – të tjerë thonin: “Ishin shtatë vetë, e i teti i tyre ishte qeni”. Thuaj: “Zoti im di më së miri numrin e tyre”. Për ta, dinë, vetëm një numër i vogël dhe mos polemizo për ta – vetëm në mënyrë të përciptë dhe, për ta mos pyet askë prej tyre!”
(23) Dhe, kurrsesi, mos thuaj për çkadoqoftë, se: “Unë do ta bëj atë – me siguri, nesër!” – pa thënë (shtuar):
(24) “Në dashtë Perëndia!” Dhe, kur të harrosh – kujtoje Zotin tënd – e thuaj: “Shprsoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më e mirë dhe më e dobishme nga kjo”.
(25) E, ata, kanë qëndruar në shpellën e tyre – treqind vjet, duke shtuar nëntë (vjet).
(26) Thuaj: “Perëndia di më së miri sa kanë qëndruar. Vetëm për Te është fshehtësia e qiejve dhe e Tokës. Se sa mirë i sheh Ai ato dhe sa mirë i dëgjon ato! Ata (njerëzit), nuk kanë asnjë ndihmës, përpos Tij, e Ai nuk merr askë për ndihmës në vendimet e Tij”.
(27) Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri (Kur’ani) i Zotit tënd! Askush nuk mund të ndryshojë fjalët e Tij – dhe ti nuk do të gjesh kurrfarë strehimi, përpos tek Ai.