(28) E, kur të vendosesh në barkë ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Falenderojmë Perëndinë, i cili na shpëtoi prej popullit zullumqarë”.
(29) Dhe thuaj: “Zoti im, më lësho në vend të bekuar dhe Ti je më i miri, që jep vend (të bekuar).
(30) Me të vërtetë, në këtë ka argumente dhe Ne, me të vërtetë, i vëmë në sprovë (njerëzit).
(31) Na, pas tyre – krijuam gjeneratë tjetër,
(32) e u dërguam atyre pejgamber nga mesi i tyre, (i cili u tha atyre): “Adhuronie Perëndinë! Ju, nuk keni zot tjetër përveç Tij; vallë a nuk druani?”
(33) Por, paria e popullit të tij, që nuk besonin dhe e konsideronin për gënjeshtër takimin në botën tjetër dhe të cilëve u kemi dhënë begati në këtë botë botë, thanë: “Ky është vetëm njeri si ju, han nga ato që hani edhe ju dhe pin nga ato që pini edhe ju;
(34) e nëse ju i përuleni njeriut që është si ju, me siguri – ju do të jeni të humbur.
(35) A ju premton ai, që kur të vdisni e të bëheni dhé dhe eshtra, ju, me të vërtetë, do të ringjalleni?
(36) Larg e larg, janë ato që po u premtohen!
(37) Nuk ka jetë tjetër përpos jetës së kësaj bote, na jetojmë e vdesim e nuk do të ringjallemi më.
(38) Ai është vetëm njeri që trillon gënjeshtra për Perëndinë, dhe na nuk i besojmë atij”.
(39) (Pejgamberi) tha: “O Zoti im, më ndihmo, meqë po më konsiderojnë gënjeshtar!”
(40) (Perëndia) tha: “Së shpejti do të pendohen ata!”
(41) E, me të drejtë i kaploi ata zëri i tmerrshëm (dënimi i merituar), dhe Ne i bëmë ata si lymërishtë të lumit. Larg qoftë (nga mëshira) populli zullumqarë!
(42) E, pas tyre, Ne kemi krijuar gjenerata të reja.