(60) dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre, -
(61) ata nxitojnë në vepra të mira dhe për to i kalojnë të tjerët.
(62) Ne askë nuk e ngarkojmë përtej mundësive të tij; te Ne është Libri që flet të vërtetën, dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
(63) Por, zemrat e mohuesve janë indiferente ndaj kësaj (Kur’anit), e ata kanë punë tjera më të këqia se këto që i punojnë (vazhdimisht).
(64) E, kur filluam t’i dënojmë pasanikët e tyre, ata atëherë vajtonin (duke kërkuar ndihmë).
(65) (U thuhet): “Mos vajtoni sot, nuk do të keni ju ndihmë prej Nesh,
(66) juve, madje, u janë lexuar ajetet e Mia, por ju tërhiqeshit mbrapa,
(67) duke u mendjemadhësuar me të (me tempullin e Qabës), duke biseduar natën fjalë të shëmtuara”.
(68) Vallë, a nuk kanë menduar ata për Fjalën (Kur’anin), apo tyre u ka ardhur ajo çka nuk u kishte ardhur të parëve të tyre?
(69) Apo ata nuk e kanë njohur Pejgamberin e tyre, andaj e mohojnë atë?
(70) Apo thonë: “Tek ai ka çmendje”. Jo, por ai ua sjell të Vërtetën atyre, e shumica prej tyre e urrejnë të Vërtetën.
(71) E, sikur e Vërteta (Kur’ani) të pasonte sipas dëshirave të tyre, do të shkatërroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithçka që gjendet në to. Jo, Na, atyre – u kemi dërguar përkujtimin (Kur’anin), pro ata shmangen nga ai.
(72) Apo, prej tyre kërkon shpërblimin? E, shpërblimi i Zotit tënd ëshë më i miri, dhe Ai është furnizuesi më i mirë.
(73) Ti, me të vërtetë, i fton ata në rrugën e drejtë.
(74) E, ata që nuk besojnë jetën tjetër, shmangen nga rruga e drejtë.