(75) Sikur Ne – t’i mëshironim ata dhe t’u largonim dëmet (që janë goditur me to), përsëri ata do të bredhnin të hutuar e të humbur.
(76) Na, madje, i kemi dënuar ata, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre, e as nuk i drejtuan lutje.
(77) E, kur ua hapëm atyre, derën e dënimit të madh, ata, atëherë ishin të dëshpëruar.
(78) Dhe, Ai është, që u ka krijuar të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrën (mendjen). E, sa pak që falenderoheni ju!
(79) Dhe, Ai është, që u ka krijuar juve në Tokë, dhe tek Ai do të tuboheni ju,
(80) dhe Ai është, që jep jetë dhe vdekje, dhe Atij i përket ndërrimi i ditës dhe i natës, e vallë, a nuk po kuptoni ju?
(81) Jo, ata (arabët), thonë – ashtu siç kanë thënë të mëparshmit.
(82) Ata pyesin: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi eshtra e dhé, vërtetë, do të ringjallemi?
(83) Me të vërtetë, kjo na është premtuar neve dhe të parëve tanë (para Muhammedit), por këto janë vetëm përralla të popujve të lashtë”.
(84) Thuaj: “E kujt është Toka dhe të gjitha ato që gjenden në të, nëse e dini?”
(85) Ata thonë: “Të Perëndisë!” E ti, thuaj: “Vallë, a nuk po meditoni ju?”
(86) Thuaj: “Kush është Zot’i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh?”
(87) Ata thonë: “Të Perëndisë!” E ti, thuaj: “Vallë, a nuk po druani ju?”
(88) Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti mbi çdo gjë? E, Ai mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush, nëse e dini?”
(89) Ata thonë: “I Perëndisë (është pushteti)”. E, ti thuaj: “E përse jeni të mashtruar?”