(43) Asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë as ta ngadalësojë kohën e caktuar të (zhdukjes) së tij;
(44) dhe kemi dërguar pejgamberë njërin pas tjetrit. Kurdo që i ka ardhur ndonjë populli pejgamberi i tyre, ata e kanë përgënjeshtruar atë. Kemi bërë që njëri (popull) të vijë pas tjetrit (popull) dhe i kemi bërë ata tregim historik. Qoftë larg populli që nuk beson!
(45) Pastaj dërguam Musain dhe vëllain e tij Harunin me argumentet Tona dhe mrekullinë e qartë
(46) te Faraoni dhe paria e tij, por ata që u bënë mendjemëdhenj, ata ishin njerëz të kryelartësuar.
(47) E thanë ata: “Vallë, a t’u besojmë dy njerëzve, të cilët janë si ne, e populli i tyre na janë përulur?”
(48) Dhe këta dy i shpallën për gënjeshtarë, andaj ishin nga të shkatërruarit.
(49) Na, në të vërtetë, ia dhamë Librin Musait, që ata (populli i tij) të udhëzohen në rrugë të drejtë.
(50) Dhe, kemi bërë birin e Merjemës dhe nënën e tij – argument, dhe Ne i kemi vendosur ata, në një rrafshnaltë, ku mund të jetohet (me jetesë mirë) dhe që ka ujë rrjedhës.
(51) O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira! Unë me të vërtetë, e di mirë çka punoni ju!
(52) Dhe, me të vërtetë, ky besim juaji – është i vetmi besim (unik); e, Unë jam Zoti juaj, andaj druani prej Meje (mos bëni keq)!
(53) Ata, u ndanë në grupe – në çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte,
(54) andaj, lëri ti ata në humbjen e tyre deri në një kohë!
(55) A mos mendojnë ata që Ne duke u ndihmuar atyre me pasuri dhe djem,
(56) po nxitojmë kah të mirat e tyre?! Kurrsesi, por ata nuk vërejnë.
(57) Me të vërtetë, ata që prej frikës së madhe ndaj Zotit të tyre, frikësohen (nga dënimi i Tij),
(58) dhe ata që besojnë në argumentet e Zotit të tyre,
(59) dhe ata që nuk i bëjnë shok Zotit të tyre,