المؤمنون   سورة  : Al-Muminoon


سورة Sura   المؤمنون   Al-Muminoon
وَأَنزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً بِقَدَرٍ فَأَسْكَنَّاهُ فِي الْأَرْضِ ۖ وَإِنَّا عَلَىٰ ذَهَابٍ بِهِ لَقَادِرُونَ (18) فَأَنشَأْنَا لَكُم بِهِ جَنَّاتٍ مِّن نَّخِيلٍ وَأَعْنَابٍ لَّكُمْ فِيهَا فَوَاكِهُ كَثِيرَةٌ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ (19) وَشَجَرَةً تَخْرُجُ مِن طُورِ سَيْنَاءَ تَنبُتُ بِالدُّهْنِ وَصِبْغٍ لِّلْآكِلِينَ (20) وَإِنَّ لَكُمْ فِي الْأَنْعَامِ لَعِبْرَةً ۖ نُّسْقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهَا وَلَكُمْ فِيهَا مَنَافِعُ كَثِيرَةٌ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ (21) وَعَلَيْهَا وَعَلَى الْفُلْكِ تُحْمَلُونَ (22) وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِ فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ أَفَلَا تَتَّقُونَ (23) فَقَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِن قَوْمِهِ مَا هَٰذَا إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُرِيدُ أَن يَتَفَضَّلَ عَلَيْكُمْ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَأَنزَلَ مَلَائِكَةً مَّا سَمِعْنَا بِهَٰذَا فِي آبَائِنَا الْأَوَّلِينَ (24) إِنْ هُوَ إِلَّا رَجُلٌ بِهِ جِنَّةٌ فَتَرَبَّصُوا بِهِ حَتَّىٰ حِينٍ (25) قَالَ رَبِّ انصُرْنِي بِمَا كَذَّبُونِ (26) فَأَوْحَيْنَا إِلَيْهِ أَنِ اصْنَعِ الْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِنَا فَإِذَا جَاءَ أَمْرُنَا وَفَارَ التَّنُّورُ ۙ فَاسْلُكْ فِيهَا مِن كُلٍّ زَوْجَيْنِ اثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيْهِ الْقَوْلُ مِنْهُمْ ۖ وَلَا تُخَاطِبْنِي فِي الَّذِينَ ظَلَمُوا ۖ إِنَّهُم مُّغْرَقُونَ (27)
الصفحة Page 343
(18) Ne, lëshojmë shiun nga qielli me masë të caktuar. Pastaj, Ne e mbajmë në Tokë dhe Ne jemi të pushtetshëm ta ngrisim (ujin nga toka dhe ta shpërndajmë)
(19) dhe me ndihmën e tij kemi bërë për ju kopshtije hurmesh dhe rrushi, në to ka shumë pemë për ju, që hani prej tyre –
(20) (kemi krijuar) edhe drurin, që rritet në malin e Sinajit, i cili jep vaj dhe mëlmesë (erurinë), atyre që e hanë.
(21) Dhe ju, në kafshët keni këshillë: Na ju japim të pini atë që gjendet në barqet e tyre, e për ju, në to, ka shumë dobi dhe nga ato ju hani,
(22) dhe ju, me ato dhe me anije barteni.
(23) Na e kemi dërguar Nuhun te populli i tij, dhe ai tha: “O populli im, adhuronie Perëndinë! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij, vallë, a nuk druani?”
(24) Por, paria e popullit të tij, që nuk besonin, thanë: “Ky është vetëm njeri si ju e don vetëm të madhërohet mbi ju. Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’i dërgonte engjëjt; kështu diçka – nuk kemi dëgjuar nga të parët tanë të lashtë,
(25) ai është njeri i marrë, e lëreni atë njëfarë kohe!”
(26) (Nuhu) tha: “O Zoti im, më ndihmo, meqë ata më konsiderojnë për gënjeshtar!”
(27) Dhe Ne, i shpallëm atij: “Ndërto anijen nën mbikëqyrjen dhe frymëzimin Tonë, e kur të vie urdhëri Ynë e vëlon furra (gufon uji), ngarko në anije prej çdo lloj gjallese – nga një palë (një mashkull e një femër) dhe familjen tënde, përpos atyre që ka qenë fjala (për dënim), dhe mos M’u drejto, për ata që kanë bërë zullum, se ata, me të vërtetë, do të fundosen.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022