النمل An-Naml
(1) Tâ, Sín. Këto janë ajetet e Kur’anit dhe Librit të qartë,
(2) udhërrëfyes dhe sihariques për besimtarët,
(3) të cilët kryejnë namazin dhe ndajnë zeqatin dhe të cilët besojnë bindshëm në jetën tjetër.
(4) Me të vërtetë, ata që nuk kanë besuar në jetën tjetër, Na ua kemi zbukuruar veprat e tyre (të prirura kah e keqja) – andaj, ata, janë të hutuar.
(5) Këta janë ata, që i pret dënimi i rëndë dhe, të cilët – në jetën tjetër do të jenë në humbjen më të madhe.
(6) Dhe, ty (o Muhammed!), me të vërtetë, po të shpallet Kur’ani nga i Gjithëdijshmi dhe i Plotëdijshmi!
(7) (Kujtoje) kur Musai i tha familjes së tij: “Unë kam parë një zjarr, do t’ju sjell juve ndonjë lajm prej atje ose do t’ju sjell një un zjarri, për t’u nxe”,
(8) e kur (Musai) erdhi te zjarri, u thirr: “Është i bekuar ai që është afër zjarrit dhe kush është rreth tij, dhe qoftë lavdëruar Perëndia – Zot’i gjithësisë!
(9) O Musa! Me të vërtetë, Unë jam Perëndia, i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm!
(10) Dhe, hudhe shkopin tënd! E, kur e pa (Musai) atë që po lëvizë si gjarpër ai (shkopi), u kthye para (menjëherë), e nuk shikoi më (nga frika). (Perëndia i tha): “O Musa, mos u friko! Me të vërtetë, tek Unë nuk frikohen pejgamberët (meqë janë të sigurt);
(11) e atij, i cili ka bërë keq, e pastaj të keqen e zëvendëson me vepër të mirë, Unë me të vërtetë, jam Falës dhe Mëshirues (e falë atë).
(12) Shtine dorën tënde në xhepin e këmishës, do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje, - do të jetë kjo njëra prej nëntë mrekullive (me të cilat është dërguar Musai) te Faraoni dhe populli i tij; ata, me të vërtetë, janë popull ngatërrestarë”.
(13) E, pasi u erdhën atyre argumentet Tona konkrete, ata thanë: “Kjo është magji e qartë!”