(45) Na i kemi dërguar Themudit, vëllain e tij Salihun (me urdhër): “Adhuronie Perëndinë!” E, ata, u ndanë në dy grupe, që grindeshin në mes tyre.
(46) (Salihu) tha: “O populli im, përse e nxitoni të keqen para së mirës? Përse nuk kërkoni ju nga Perëndia faljen e mëkateve, që të mëshiroheni?”
(47) Ata thanë: “Na po parandiejmë fatkeqësinë me ty dhe me ata që janëme ty. (Salihu) u tha: “E, mira dhe e keqja është prej Perëndisë. Në të vërtetë, ju jeni popull i vënë në sprovë.
(48) Në qytet, kanë qenë nëntë persona që bënin ngatërresa, e nuk vënin rregull.
(49) Ata i thanë (njëri-tjetrit): “Betohuni në Perëndinë – se ne, natën, do ta mbysim atë (Salihun) dhe familjen e tij; e pastaj, gjithsesi do t’ju themi të afërmve të tij: “Na nuk kemi prezentuar në zhdukjen e familjes së tij dhe, na – me siguri, flasim të vërtetën”.
(50) Dhe, trillonin dredhira, por Ne i dënonim ata për këtë trillim, e ata nuk e hetonin.
(51) Pa, shiko, çfarë ka qenë fundi i ngatërresave të tyre. Na i kemi shkatërruar ata të gjithë dhe popullin e tyre,
(52) ja, shtëpitë e tyre të shkretëruara, për shkak të zullumit që kanë bërë. Në këtë, me të vërtetë, ka argument të madh për popullin që dinë,
(53) e, i kemi shpëtuar ata që kanë besuar dhe të cilët ruheshin nga të këqiat.
(54) (Dhe, e kemi dërguar) Lutin, (e kujtoje) kur ai i tha popullit të vet: “Përse bëni vepra imorale, madje në sytë e njëri-tjetrit (haptazi)?
(55) Vallë, a mos ju u çaseni me epsh meshkujve, në vend të femrave? Ju, me të vërtetë, jeni popull injorant”.