(56) E, përgjegjja e vetme e popullit të Lutit, thoshte: “Dëboni familjen e Lutit prej qytetit tuaj; ata, me të vërtetë, janë njerz të pastër (këtë e thonin në formë ironie)!”
(57) Dhe Ne, i kemi shpëtuar ata dhe familjen e tij (të gjithë), pos gruas së tij, që ajo të mbetet me të dënuarit.
(58) Dhe, mbi ta lëshuam shi – rrebesh (prej gurësh), e sa i tmerrshëm që është ai shi, për ata që janë paralajmëruar.
(59) Thuaj (o Muhammed): “Qoftë falenderimi për Perëndinë dhe shpëtimi për robërit e Tij, të cilët i ka zgjedhur Ai. A më i mirë është Perëndia, ao ata (idhuj) që i kanë adhuruar?
(60) A është më i mirë Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën – dhe ua ka lëshuar ujin nga qielli, me të cilin kemi krijuar kopshtet e mrekullueshme. Ju, nuk keni mundur të krijoni drunjtë e tyre. Vallë, a krahas Perëndisë, ekzistuaka zot tjetër? Jo, por ai popull është shmangur nga e vërteta.
(61) Apo është më i mirë, Ai që e ka bërë Tokën të qetë, ka bërë në të lumenj, ka ngritu në të male dhe ka bërë në mes deteve pendë (pengesë, për të mos u përzierë)? Vallë, a krahas Perëndisë, ekzistuaka zot tjetër?! Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
(62) Apo është (më i mirë) Ai, i cili i vie në ndihmë nevojtarit të ngushtë kur i lutet Atij dhe i cili ua largon të keqen dhe u bënë juve pronar (brez pas brezi) në Tokë? Vallë, a krahas Perëndisë – ekzistuaka zot tjetër?! Sa pak që po këshilloheni ju! –
(63) Apo është (më i mirë) Ai, i cili ua rrëfen në errësirat e tokës dhe të detit dhe (Ai), i cili dërgon erërat si sihariq par mëshirës së Tij (shiut)? Vallë, a krahas Perëndisë – të ekzistojë zot tjetër?! Por, Perëndia është shumë lart nga ata, që i konsiderojnë shok Atij! –