(23) Kam parë nëj grua që i sundonte ata dhe që i është dhënë çdo gjë (që i nevojitet një sundimtareje) dhe e cila kishte një fron madhështor;
(24) kam parë se edhe ajo edhe populli i saj adhuronin Diellin, e jo Perëndinë, djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre dhe i ka zmbrapë nga rruga e drejtë, andaj nuk e gjetën rrugën e drejtë,
(25) e që t’i bëjnë sexhde Perëndisë, i cili i nxjerr të gjitha gjërat sekrete në qiej dhe në Tokë dhe i cili di çka fshihni ju dhe çka tregoni haptazi.
(26) Perëndia është Një, s’ka zot tjetër përveç Tij, Zotit të Arshit të madh!”
(27) (Sulejmani) tha: “Do të shohim se, a thua të vërtetën, apo je nga gënjeshtarët.
(28) Shko me këtë letër timen e hudhju atyre. Pastaj largohu pak nga ata, dhe shiko ç’po të përgjigjen ty!”
(29) Ajo (mbretëresha e Sabes) tha: “O pari, mua, me të vërtetë, më ka arritur letër e madhërueshme.
(30) Ajo (letër) është nga Sulejmani dhe citon: “Me emër të Perëndisë, Mëshiruesit dhe Përdëllimtarit të Madh!
(31) Mos u madhështoni para meje dhe ejani të përulur!
(32) (Mbretëresha) tha: “O pari, më këshilloni se ç’duhet të bëjë në këtë çështje time! Unë nuk do të vendos asgjë pa ju!”
(33) Ata thanë: “Na jemi shumë të fortë dhe luftëtarë të guximshëm, por puna është te ti, andaj mendo mirë se ç’do të urdhërosh!”
(34) Ajo tha: “Me siguri, kur sundimtarët e pushtojnë ndonjë vendbanim, e çrregullojnë atë dhe i poshtërojnë banorët e tyre autoritativë. Kështu veprojnë ata.
(35) Unë, do t’ju dërgoj atyre një dhuratë dhe do të shoh se me çka do të kthehen të deleguarit”.