(89) Kush punon vepër të mirë, do të ketë shpërblim të madh për të dh do të jetë i qetësuar atë Ditë nga frika.
(90) E, kush punon vepër të keqe, fytyrat e tyre (ata) do të hudhen në zjarr. (Dhe u thuhet atyre): “Nuk jeni dënuar, përpos për atë që keni punuar!”
(91) (Thuaju atyre o Muhammed): “Mua më është urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekkes), të cilin Ai e ka bërë të shenjtë dhe Atij i përket gjithçka. Dhe, më është urdhëruar që të jam prej atyre që besojnë –
(92) dhe ta këndoj Kur’anin vazhdimisht. E kushdo që udhëzohet në rrugë, ti thuaj: “Ai është udhëzuar për dobi të vet”, e kushdo që humbë, ti thuaj: “Unë jam vetëm paralajmërues”.
(93) Dhe, thuaj: “Falenderimi qoftë për Perëndinë, Ai do t’ju tregojë dokumentet e Tij, e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që punoni ju.
القصص Al-Qasas
(1) Tâ, Sín Mím.
(2) Këto janë ajetet e Librit të qartë!
(3) Na do të tregojmë ty disa lajme mbi Musain dhe Faraonin, ashtu siç ka qenë me të vërtetë, dhe këtë – për ata që besojnë.
(4) Me të vërtetë, Faraoni është madhështuar në Tokë dhe banorët e tij i ka në grupacione (shtresa shoqërore); disa prej tyre i ka shtypur – ua mbyste fëmijët mashkuj, e femrat e tyre ua linte në jetë. Ai, me të vërtetë, ka qenë ngatërrestar.
(5) Na kemi dashur t’u bëjmë mirësi atyre që kanë qenë të shtypur në Tokë, e t’i bëjmë udhëheqës ata dhe t’i bëjmë trashëgimtar (të pushtetit të Faraonit),