(7) (Kujtoje ti o Muhammed!) kur nga pejgamberët Ne morëm obligimin e tyre; edhe prej teje, edhe prej Nuhut, edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej Isait, të birit të Merjemës. Ne, prej tyre kemi marrë obligimin e fortë, për
(8) t’i pyet të sinqertit për sinqeritetin e tyre; e për mohuesit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.
(9) O besimtarë! Kujtonie dhuntinë e Perëndisë (juve) kur ju erdhi ushtria; e ne dërguam mbi ta frymë, dhe ushtrinë të cilën ju nuk e keni parë, e Perëndia i sheh të gjitha ato që punoni ju,
(10) kur ju erdhën nga lartë dhe nga poshtë, dhe sytë tuaj përqëndroheshin kah ata (argmiku), e shpirti u kishte ardhur në fyt (prej frikës), e ju mendonit për Perëndinë lloj-lloj mendimesh, -
(11) atëherë, besimtarët u vunë në provë dhe qenë të tronditur nga tronditja e madhe.
(12) (Kutjoje ti o Muhammed!) kur hipokritët dhe ata në zemrat e të cilëve ka sëmundje (besim të dobët), thanë: “Nuk ka premtuar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij asgjë, pos mashtrimit!”
(13) (Dhe kujtoju atyre) kur një grup prej tyre, thanë: “O banorët e Jethribit, s’ka qëndrim këtu për ju, andaj kthehuni (në shtëpiat tuaja)!” E një grup nga ata kërkuan leje prej Pejgamberit, duke thënë: “Me të vërtetë, shtëpiat tona janë të pambrojtura!” – por ato nuk kanë qenë të pambrojtura. Ata duan vetëm të ikin.
(14) E, sikur atyre t’u depërtonin nga anët e Jethribit e të kërkohet prej tyre që të bëhen idhujtarë, ata do të bëheshin. Por, në të, - vetëm pak do të qëndronin,
(15) e ata – qysh më parë i qenë betuar Perëndisë se nuk do të zmbrapsen, - e për betim në Perëndinë do të përgjigjen!