الأحزاب   سورة  : Al-Ahzaab


سورة Sura   الأحزاب   Al-Ahzaab
قُل لَّن يَنفَعَكُمُ الْفِرَارُ إِن فَرَرْتُم مِّنَ الْمَوْتِ أَوِ الْقَتْلِ وَإِذًا لَّا تُمَتَّعُونَ إِلَّا قَلِيلًا (16) قُلْ مَن ذَا الَّذِي يَعْصِمُكُم مِّنَ اللَّهِ إِنْ أَرَادَ بِكُمْ سُوءًا أَوْ أَرَادَ بِكُمْ رَحْمَةً ۚ وَلَا يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ اللَّهِ وَلِيًّا وَلَا نَصِيرًا (17) ۞ قَدْ يَعْلَمُ اللَّهُ الْمُعَوِّقِينَ مِنكُمْ وَالْقَائِلِينَ لِإِخْوَانِهِمْ هَلُمَّ إِلَيْنَا ۖ وَلَا يَأْتُونَ الْبَأْسَ إِلَّا قَلِيلًا (18) أَشِحَّةً عَلَيْكُمْ ۖ فَإِذَا جَاءَ الْخَوْفُ رَأَيْتَهُمْ يَنظُرُونَ إِلَيْكَ تَدُورُ أَعْيُنُهُمْ كَالَّذِي يُغْشَىٰ عَلَيْهِ مِنَ الْمَوْتِ ۖ فَإِذَا ذَهَبَ الْخَوْفُ سَلَقُوكُم بِأَلْسِنَةٍ حِدَادٍ أَشِحَّةً عَلَى الْخَيْرِ ۚ أُولَٰئِكَ لَمْ يُؤْمِنُوا فَأَحْبَطَ اللَّهُ أَعْمَالَهُمْ ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرًا (19) يَحْسَبُونَ الْأَحْزَابَ لَمْ يَذْهَبُوا ۖ وَإِن يَأْتِ الْأَحْزَابُ يَوَدُّوا لَوْ أَنَّهُم بَادُونَ فِي الْأَعْرَابِ يَسْأَلُونَ عَنْ أَنبَائِكُمْ ۖ وَلَوْ كَانُوا فِيكُم مَّا قَاتَلُوا إِلَّا قَلِيلًا (20) لَّقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا (21) وَلَمَّا رَأَى الْمُؤْمِنُونَ الْأَحْزَابَ قَالُوا هَٰذَا مَا وَعَدَنَا اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَصَدَقَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ ۚ وَمَا زَادَهُمْ إِلَّا إِيمَانًا وَتَسْلِيمًا (22)
الصفحة Page 420
(16) Thuaju: “Nuk do t’ju bëjë bobi të ikurit, nëse ikni prej vdekjes apo mbytjes. Edhe atëherë (nëse ikni), ju vetëm pak do të kënaqeni”.
(17) Thuaju: “Kush është ai që do t’ju ruajë nga Perëndia, nëse Ai don që t’ju godas e keqja, ose, nëse Ai don që t’ju japë mëshirë?” Ata, pos Perëndisë nuk do të gjejnë, - as mbrojtës as ndihmës.
(18) Perëndia – me siguri, i di ata nga mesi juaj që pengojnë dhe që u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani te ne!” E, nuk vijnë në luftë, pos një pakicë e tyre,
(19) duke u kursyer që t’ju ndihmojnë. E, kur të frikësohen, i sheh ata se si të shikojnë: i rrotullojnë sytë sikur të ishin në agoni. E, posa t’ju kalojë frika, ju shqetësojnë me gjuhë të mprehtë, e janë koprac për çfarëdo të mire. Këta janë ata që nuk kanë besuar, andaj Perëndia ua ka asgjësuar veprat e tyre. E, kjo për Perëndinë është lehtë.
(20) Ata mendonin se ende nuk ka shkuar ushtria (e Kurejshit), e nëse do të vinte ushtria e aleatëve (edhe njëherë), ata do të dëshironin të jenë në mesin e beduinëve dhe të pyesin për ju; e, edhe sikur të mbeteshin me ju, pak do të luftonin.
(21) Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Perëndisë e keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i druan Perëndisë dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Perëndinë.
(22) E, kur besimtarët e panë ushtrinë (e Kurejshit me aleatë), thanë: “Kjo është ajo që na ka premtuar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij; edhe Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, e kanë thënë të vërtetën!” E kjo (ngjarje) atyre – vetëm ua ka forcuar besimin dhe përuljen.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022