(63) Njerëzit do të të pyesin për Çastin (Kijametin), thuaju: “Dijenia për te ëshë vetëm te Perëndia”. E, kush mund të të tregojë ty, - se Kijameti mund të jetë afër?!
(64) Me të vërtetë, Perëndia i ka mallkuar mohuesit dhe për ta ka përgatitur zjarr (të flakëruar),
(65) në të cilin ata do të qëndrojnë përherë, përgjithmonë, nuk do të gjejnë as mbrojtës as ndihmës.
(66) Në Ditën kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t’ju kishim përulur Perëndisë dhe ta kishim dëgjuar Pejgamberin!”
(67) Dhe, do të thonë: “O Zoti ynë, na e kemi dëgjuar parinë tonë dhe eprorët tanë, por ata na shmangen prej rrugës së drjtë.
(68) O Zoti ynë, atyre jepju dënim të dyfishtë dhe ata mallkoji me mallim të madh!”
(69) O besimtarë, mos u bëni si ata, që e shqetësuan Musain, e Perëndia e pastroi ate nga fjalët që thonin ata, dhe ai te Perëndia ishte i graduar.
(70) O besimtarë, druajuni Perëndisë dhe thoni vetëm fjalën e vërtetë,
(71) që t’ju përmirësojë veprat tuaja, dhe t’ju falë mëkatet tuaja. E, kush e dëgjon Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, ai ka arritur shpëtim të madh.
(72) Na u kemi ofruar amanetin qiejve, Tokës dhe maleve, ato ngurruan ta bartin atë dhe u frikësuan ta pranojnë atë, por, njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu është zullumqarë (për vete) dhe i padijshëm (për fundin – epilogun e amanetit), -
(73) për t’i dënuar Perëndia: hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t’jua pranojë pendimin besimtarëve dhe besimtareve. Se, Perëndia, është falës dhe mëshirues.