(36) Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Perëndia dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.
(37) (Kujtoje ti o Muhammed!) kur i ke thënë atij të cilit Perëndia i ka bërë mirësi dhe të cilit ti i ke bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe druaji Perëndisë!” E, ti po e fsheh në vetvete, atë që Perëndia do ta qetë në shesh, dhe ti po u druan njerëzve (nga thashethemet), e më e drejtë është t’i druash Perëndisë (vetëm Atij). E, pasi që Zejdi e plotësoi dëshirën e vet (martesën dhe ndarjen), Na, atë ta kurorëzuam ty, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë më – që të martohen me gratë e djemve të përvetësuar të tyre, pasi që ata e plotësuan dëshirën ndaj tyre. E, urdhëri i Perëndisë është i përmbarueshëm.
(38) S’ka kurrfarë ngushtese për Pejgamberin për atë që i ka caktuar Perëndia. E tillë ka qenë dispozita e Perëndisë edhe për ata (pejgamberë) që kanë qenë më parë, e urdhëri i Perëndisë është dispozitë definitive –
(39) për ata (pejgamberë) që i kanë sjellur shpalljet e Perëndisë dhe ë i kanë druajt Atij, dhe që nuk janë frikësuar prej askujt, pos Perëndisë. E, mjafton që të japësh llogari te Perëndia!
(40) Muhammedi nuk është babë i askujt prej njerëzve (meshkujve) tuaj, por është Pejgamber i Perëndisë dhe vula e pejgamberëve, e Perëndia është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
(41) O besimtarë, përmendni shpesh Perëndinë,
(42) dhe lavdëroni Ate në mëngjes dhe në mbrëmje!
(43) Ai është që ju mëshiron, e – edhe engjëjt e Tij (luten për ju) që t’ju nxjerrin nga errësira në dritë, - Ai është mëshirues ndaj besimtarëve.