الأحزاب   سورة  : Al-Ahzaab


سورة Sura   الأحزاب   Al-Ahzaab
مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ رِجَالٌ صَدَقُوا مَا عَاهَدُوا اللَّهَ عَلَيْهِ ۖ فَمِنْهُم مَّن قَضَىٰ نَحْبَهُ وَمِنْهُم مَّن يَنتَظِرُ ۖ وَمَا بَدَّلُوا تَبْدِيلًا (23) لِّيَجْزِيَ اللَّهُ الصَّادِقِينَ بِصِدْقِهِمْ وَيُعَذِّبَ الْمُنَافِقِينَ إِن شَاءَ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ كَانَ غَفُورًا رَّحِيمًا (24) وَرَدَّ اللَّهُ الَّذِينَ كَفَرُوا بِغَيْظِهِمْ لَمْ يَنَالُوا خَيْرًا ۚ وَكَفَى اللَّهُ الْمُؤْمِنِينَ الْقِتَالَ ۚ وَكَانَ اللَّهُ قَوِيًّا عَزِيزًا (25) وَأَنزَلَ الَّذِينَ ظَاهَرُوهُم مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ مِن صَيَاصِيهِمْ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ الرُّعْبَ فَرِيقًا تَقْتُلُونَ وَتَأْسِرُونَ فَرِيقًا (26) وَأَوْرَثَكُمْ أَرْضَهُمْ وَدِيَارَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ وَأَرْضًا لَّمْ تَطَئُوهَا ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرًا (27) يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ إِن كُنتُنَّ تُرِدْنَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَزِينَتَهَا فَتَعَالَيْنَ أُمَتِّعْكُنَّ وَأُسَرِّحْكُنَّ سَرَاحًا جَمِيلًا (28) وَإِن كُنتُنَّ تُرِدْنَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَالدَّارَ الْآخِرَةَ فَإِنَّ اللَّهَ أَعَدَّ لِلْمُحْسِنَاتِ مِنكُنَّ أَجْرًا عَظِيمًا (29) يَا نِسَاءَ النَّبِيِّ مَن يَأْتِ مِنكُنَّ بِفَاحِشَةٍ مُّبَيِّنَةٍ يُضَاعَفْ لَهَا الْعَذَابُ ضِعْفَيْنِ ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرًا (30)
الصفحة Page 421
(23) Ndër besimtarët ka njerëz që e kanë plotësuar premtimin e dhënë Perëndisë, disa prej tyre kanë vdekur; e disa nga ata e presinatë – nuk kanë ndryshuar asgjë –
(24) për t’i shpërblyer Perëndia të sinqertit për sinqeritetin e tyre, e për t’i dënuar hipokritët, nëse don, ose t’u pranojë pendimin e tyre. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues.
(25) Perëndia i ka zmbrapsur mohuesit me hidhërimin e tyre, ngase nuk e arritën asnjë të mirë. Perëndia i kursei besimtarët nga lufta, - Perëndia, me të vërtetë, është i fuqishëm dhe i pushtetshëm,
(26) e ithtarët e Librit, të cilët i ndihmuan ata (Kurejshit), i nxori prej kështjellave të tyre, dhe mbolli frikë në zemrat e tyre; një grup (të tyre e keni mbytur, e një tjetër e keni zënë rob,
(27) dhe ju dha trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasuritë e tyre, dhe tokën që nuk e keni shkelur më parë; Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.
(28) O Pejgamber! Thuaju grave tuaja: “Nëse e dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani (vendosni), unë do t’ju japë vlerën (e shkurorëzimit) dhe do t’ju lëshoj në mënyrë të bukur (njerëzishme).
(29) E, nëse dëshironi Perëndinë, dhe Pejgamberin e Tij, dhe botën tjetër, - e Perëndia, me të vërtetë, për ato – nga mesi juaj, që bëjnë vepra të mira, ka përgatitur shpërblim të madh”.
(30) O gratë e Pejgamberit! Cilado prej jush që bënë ndonjë të keqe të hapët (si kërkesa e shkurorëzimit për fantazi të kësaj jete), asaj ndëshkimi, - do t’i dyfishohet, e kjo për Perëndinë është lehtë;
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022