الصافات As-Saaffaat
(1) Pasha ata (engjëjt) që janë të radhitur
(2) dhe ata që i pengojnë (njerëzit prej mëkateve)
(3) dhe ata që e lexojnë Kur’anin, -
(4) në të vërtetë, Zoti juaj është një,
(5) Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çka gjendet mes tyre dhe Zot i lindjes (i verës dhe dimërit)!
(6) Me të vërtetë, Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve,
(7) dhe e mbrojmë nga çdo djall kryeneç,
(8) që mos t’i përgjojë meleqet e lartësuar; ata (djajtë) sulmohen nga të gjitha anët,
(9) për t’i dëbuar ata: për ta ka vuajtje të përhershme,
(10) e ai që grabitë diçka, atë e ndjekë dritë verbuese.
(11) Pyeti ata (o Muhammed): a është më i vështirë krijimi ityre apo të gjitha gjërat e tjera që i kemi krijuar? – Ata, i kemi krijuar nga bota (balta) ngjitëse.
(12) Ti çuditesh (nga mohimi i atyre) e ata përqeshin,
(13) e kur t’iu drejtohen këshilla, ata nuk i pranojnë,
(14) dhe kur e shohin një argument, ata e nxisin njëri-tjetrin për përqeshje
(15) dhe thonë: “Kjo s’është gjë tjetër veçse një magji e vërtetë!”
(16) (Ata thonë): “Vallë kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e dhé, a thua njëmend do të ngjallemi
(17) dhe paraardhësit tonë të lashtë?”
(18) Thuaju: “Po, e dot ë jeni edhe të poshtëruar!”
(19) Ky do të jetë vetëm një zë dhe të gjithë do të presim (se ç’po ndodhë)
(20) dhe do të thonë: “Mjer për ne, kjo është Dita e gjykimit!”
(21) (Atyre ju thuhet): “Po, kjo është Dita e gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar!”
(22) (Engjëjve ju thuhet): “Tuboni njerëzit e këqinj e shokët e tyre dhe ato që i kanë adhuruar
(23) pos Perëndisë, e tregoju atyre rrugëne Ferrit;
(24) dhe i ndalni ata, ata do të pyetën: