(103) Pasi e pranuan që të dy urdhërin, e rrëzoi (djalin) në krah,
(104) Ne e thirrëm: “O Ibrahim,
(105) ti madje e realizove ëndrrën. E, Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit,
(106) kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!”
(107) Edhe Ne e zëvendësuam atë me një kurban të madh,
(108) dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm;
(109) “Përshëndetja e madhe qoftë mbi Ibrahimin!”
(110) Ja, kështu, Na i shpërblejmë bamirësit,
(111) e ai, me të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë besimtar,
(112) dhe Ne e kemi sihariquar atë me Is’hakun, pejgamber prej njerëzve të mirë,
(113) dhe Ne e bekuam atë dhe Is’hakun, por në mesin e pasardhësve të tyre ka besimtarë dhe zullumqarë të hapët për veten e vet.
(114) Ne e kemi dhuruar Musain dhe Harunin.
(115) Dhe i kemi shpëtuar ata, të dy dhe popujt e tyre nga mjerimi i madh,
(116) dhe Ne i ndihmuam ata, e ata u bënë fitimtarë,
(117) dhe u dhamë atyre Librin e qartë
(118) dhe i udhëzuam ata dy në rrugë të drejtë
(119) dhe Ne u lamë kujtim të mirë atyre të dyve në mesin e brezave të mëvonshme.
(120) “Përshëndetja e madhe qoftë mbi Musain dhe Harunin!”
(121) Ja, me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit,
(122) e, në të vërtetë, ata dy janë nga robërit Tanë besimtarë.
(123) Dhe, me të vërtetë, Iljasi ka qenë (njëri) prej pejgamberëve.
(124) (Përkujtoje) kur i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni (Perëndisë)?”
(125) Vallë, a i luteni ju Ba’lit (lloj idhulli), ndërsa e lëni Krijuesin më të mirë,
(126) Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë!”