(77) duke i lënë në jetë vetëm pasardhësit e tij,
(78) dhe u kemi lënë kujtim te brezat e tjerë;
(79) “Përshëndetja për Nuhun qoftë në mesin e të gjithë popujve!”
(80) Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit.
(81) Me të vërtetë, ai është nga robërit Tonë, besimtar.
(82) Pastaj, i fundosëm të tjrerët (jobesimtarët).
(83) Dhe, me të vërtetë, nga ithtarët e tij është edhe Ibrahimi,
(84) kur Zotit të vet i erdh me zemër të pastër,
(85) kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “Çka adhuroni ju?
(86) Vallë, a dëshironi hyjni të rrejshme në vend të Allahut?
(87) E çka mendoni ju për Zotin e gjithësisë?”
(88) Pastaj u hodhi një shikim yjeve,
(89) dhe tha: “Unë jam i sëmurë”.
(90) Dhe, ata u larguan prej tij, duke e lënë pas.
(91) Pastaj, ai u përvodh te hyjnitë e tyre dhe u tha: “A nuk po hani?
(92) Ç’keni, përse nuk flisni?”
(93) Ju afrua tyre tinëzisht, duke i goditur me dorë të djathtë.
(94) Dhe ata (njerëzit) nxituan kah ai.
(95) Ibrahimi tha: “Vallë, a i adhuroni ju ato që i keni gdhendur (putat)?
(96) E, Perëndia u ka krijuar juve, dhe ato që i bëni ju”.
(97) (Jobesimtarët) thanë: “Përgatitni për te një godinë (vatër) dhe hedheni atë në zjarr!”
(98) Dhe ata dëshiruan t’i bëjnë dinakëri, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit.
(99) (Ibrahimi) tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.
(100) O Zoti im, dhuroma një fëmijë të mirë (e të ndershëm)!”
(101) Dhe Ne e dihariquam atë me një çun të urtë.
(102) Dhe kur fëmija u rrit aq sa t’i ndihmojë në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të pres, çka mendon ti?” – O baba, - tha: “vepro ashtu siç je urdhëruar; njëmend do të bindesh, - nëse do Perëndia, se unë jam i durueshëm”.