(154) Çka keni, si po gjykoni!?
(155) A nuk po mendoni?!
(156) A po, ju keni argument të qartë?
(157) Sillni ju Librin tuaj, nëse thoni të vërtetën!
(158) Ata (idhujtarët), kanë bërë farefisni në mes Zotit dhe engjëjve, kurse engjëjt e dinë se ata (që flasin ashtu) do të hidhen në zjarr.
(159) lavdi Allahut, qoftë i pastër Perëndia nga ajo që ata ia përshkruajnë Atij!
(160) Përveç robërve të sinqertë të Zotit (që e adhurojnë Atë).
(161) Me të vërtetë, as ju as ato që i adhuroni ju,
(162) nuk mund ta mashtroni askë kundër (Zotit),
(163) pos atij që do të digjet në zjarr.
(164) Çdonjëri prej nesh (engjëjve) e ka vendin e caktuar,
(165) ne jemi ata që qëndrojmë në radhë,
(166) dhe ne jemi ata që i lutemi Atij (Perëndisë)!
(167) E ata (Kurejshitë), në të vërtetë, thonin:
(168) “Sikur të kishim ne Librin që kanë pasur popujt e mëparshëm,
(169) ne, me siguri, do të ishim robër të sinqertë të Perëndisë.
(170) Ata e kanë mohuar Ate (Kur’anin), e së shpejti do ta dinë!
(171) Me të vërtetë, qysh moti është ditur premtimi ynë për robërit Tanë – pejgamberët.
(172) Ata, me të vërtetë, do të jen të ndihmuar,
(173) dhe, me të vërtetë, ushtria jonë do të jetë fitimtare!
(174) Andaj shmangiu atyre deri në një kohë,
(175) dhe vëzhgojë ata, e do të vëzhgojnë edhe ata!
(176) Vallë, a mos ata po kërkojnë shpejtimin e dënimit Tonë!
(177) Kur t’iu bie dënimi, në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar është shumë i shëmtuar,
(178) andaj, shmangu prej tyre deri një kohë,
(179) dhe vëzhgo, e do të vëzhgojnë edhe ata!
(180) Qoftë lavdëruar Zoti yt, Zot i madhërisë (dhe qoftë i pastër) nga ajo që ia përshkruajnë ata!
(181) Dhe përshëndetje e madhe qoftë mbi pejgamberët,
(182) dhe falenderimi qoftë për Allahun – Zotin e gjithësisë!