(127) Ata e konsideruan gënjeshtar atë dhe për këtë shkak, me siguri, do të mbeten në dënim,
(128) pos robërve të sinqertë të Perëndisë.
(129) Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë për brezat e mëvonshëm:
(130) “Përshëndetja e madhe qoftë për Iljasin!”
(131) Ja, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit,
(132) e ai, me të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë besimtar.
(133) Dhe, me të vërtetë, Luti ka qenë njëri prej pejgamberëve.
(134) (Përkujtoje) kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
(135) pos plakës që ka mbetur me të tjerët (të dënurarit),
(136) pastaj i zhdukëm të tjerët,
(137) dhe me të vërtetë, ju kaloni pranë tyre në mëngjes
(138) dhe natën, a nuk po mendoni?
(139) Dhe, me të vërtetë, Junusi ka qenë njëri nga pejgamberët.
(140) (Përkujtoje) kur ai iku deri te anija e mbushur përplot,
(141) dhe hodhi shortin (me detarët), e ai ishte njëri prej tyre që i ra shorti (të hidhet në det),
(142) dhe peshku e përbiu atë, e ai ishte i qortuar,
(143) dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Zotit,
(144) me siguri do të mbetej në barkun e tij deri në Ditën e ringjalljes (së të gjithëve),
(145) dhe Ne e hodhëm në një vend të shkretë, e ai ishte i sëmurë,
(146) dhe Ne bëmë që të dalë një bimë kungulli (përr t’i bërë hije),
(147) dhe Ne e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz,
(148) dhe ata besuan, prandaj iu dhamë jetë të këndshme deri një kohë.
(149) E pyeti ata (o Muhammed): “Vallë, a për Zotin tënd janë vajzat e për ta djemtë,
(150) ose Ne i krijuam engjëjt si femra, e ata ishin dëshmitarë (për këtë)?
(151) Ja pra, ata për shkak të gënjeshtrave të veta, thonë:
(152) “Zoti ka lindur fëmijë” - ata në të vërtetë, janë gënjeshtarë.
(153) Vallë, a vajzat i ka zgjedhë ai para djemve?