هود   سورة  : Hud


سورة Sura   هود   Hud
يَقْدُمُ قَوْمَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَأَوْرَدَهُمُ النَّارَ ۖ وَبِئْسَ الْوِرْدُ الْمَوْرُودُ (98) وَأُتْبِعُوا فِي هَٰذِهِ لَعْنَةً وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ بِئْسَ الرِّفْدُ الْمَرْفُودُ (99) ذَٰلِكَ مِنْ أَنبَاءِ الْقُرَىٰ نَقُصُّهُ عَلَيْكَ ۖ مِنْهَا قَائِمٌ وَحَصِيدٌ (100) وَمَا ظَلَمْنَاهُمْ وَلَٰكِن ظَلَمُوا أَنفُسَهُمْ ۖ فَمَا أَغْنَتْ عَنْهُمْ آلِهَتُهُمُ الَّتِي يَدْعُونَ مِن دُونِ اللَّهِ مِن شَيْءٍ لَّمَّا جَاءَ أَمْرُ رَبِّكَ ۖ وَمَا زَادُوهُمْ غَيْرَ تَتْبِيبٍ (101) وَكَذَٰلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَا أَخَذَ الْقُرَىٰ وَهِيَ ظَالِمَةٌ ۚ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ (102) إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِّمَنْ خَافَ عَذَابَ الْآخِرَةِ ۚ ذَٰلِكَ يَوْمٌ مَّجْمُوعٌ لَّهُ النَّاسُ وَذَٰلِكَ يَوْمٌ مَّشْهُودٌ (103) وَمَا نُؤَخِّرُهُ إِلَّا لِأَجَلٍ مَّعْدُودٍ (104) يَوْمَ يَأْتِ لَا تَكَلَّمُ نَفْسٌ إِلَّا بِإِذْنِهِ ۚ فَمِنْهُمْ شَقِيٌّ وَسَعِيدٌ (105) فَأَمَّا الَّذِينَ شَقُوا فَفِي النَّارِ لَهُمْ فِيهَا زَفِيرٌ وَشَهِيقٌ (106) خَالِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ إِلَّا مَا شَاءَ رَبُّكَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ فَعَّالٌ لِّمَا يُرِيدُ (107) ۞ وَأَمَّا الَّذِينَ سُعِدُوا فَفِي الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ إِلَّا مَا شَاءَ رَبُّكَ ۖ عَطَاءً غَيْرَ مَجْذُوذٍ (108)
الصفحة Page 233
(98) Do ta udhëheq ai (Faraoni) popullin e tij në Ditën e Kijametit, e do ta sjellë në zjarr. E, sa vend i shëmtuar është ai, ku do të sillen ata!
(99) Ata do të përcillen me mallkim në këtë jetë dhe në jetën tjetër. E sa “dhuratë” e shëmtuar është ajo që do t’u jepet!
(100) Këto janë lajmet për vendbanimet që po t’i tregojmë Na ty (o Muhammed!). Disa prej tyre ende ekzistojnë, e disa janë rrënuar.
(101) Na nuk i kemi bërë atyre zullum, por ata vetvetes i kanë bërë zullum. E, nuk u ndihmuan atyre hyjnitë, të cilëve ata iu luteshin, pos Perëndisë, asgjë – kur erdhi urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Dhe, nuk iu shtuan (hyjnitë) atyre kurrgjë tjetër, përpos humbjen.
(102) I tillë është dënimi i Zotit tënd kur ndëshkon vendbanimet, të cilat bënin zullum. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhëmbshëm dhe i ashpër.
(103) Me të vërtetë, në këtë ka këshillë për atë që i dron dënimit të Ditës së gjykimit. E, ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit dhe ajo është Dita në të cilën do të jenë prezent të gjithë.
(104) Dhe Ne e shtyjmë atë vetëm gjer në afatin e caktuar.
(105) Atë ditë që do të vijë, mund të flasë njeriu vetëm me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë fatkëqinj, e disa fatlumë.
(106) Ata që janë fatkëqinj, do të gjenden në zjarr, në të cilin për ata ka kërrhamë (frymënxjerrje me zë), e po ashtu edhe rrënkim,
(107) në të cilin do të mbetën përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, përveç nëse ndryshe e cakton Zoti yt. Me të vërtetë, Zoti yt punon atë që don (pa mundësi kundërshtimi).
(108) Kurse fatlumët, do të gjenden në Xhennet, ku do të qëndrojnë përherë në të, derisa të jenë qiejt dhe Toka, përveç nëse ndryshe e cakton Zoti yt. Kjo është dhuratë e pashkëputshme.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022