(20) Të tillët nuk do të mund t’i ikin Perëndisë (nga dënimi) në Tokë, e këta as që kanë ndonjë mbrojtës, përveç Perëndisë. Atyre do t’u shumëfishohet dënimi, meqë nuk dëshironin as të dëgjojnë, as të shihnin,
(21) këta janë ata që e kanë dëmtuar vetveten, dhe u zhdukën nga këta, - ato që i trillonin, -
(22) këta, me të vërtetë, do të jenë krejtësisht të humbur në botën tjetër.
(23) Me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira dhe përulen te Zoti i tyre, këta janë banorë të xhennetit, në të cilin do të qëndojnë përherë.
(24) Shembulli i këtyre dy grupeve është si i verbëri dhe i shurdhëri (në njërën anë) dhe ai që sheh dhe dëgjon (në anën tjetër). A janë të njëjtë këta (kur të krahasohen)? A nuk po këshilloheni?!
(25) Dhe Na, me të vërtetë, ia dërguam Nuhun popullit të tij (e, u tha): “Unë jam për ju paralajmërues i hapët;
(26) Adhuronie vetëm Perëndinë. Unë për ju i druaj dënimit të (një) Ditës së dhëmbshme”.
(27) E, paria e popullit të tij, ata që nuk kanë besuar, thanë: “Na shohim se ti je vetëm njeri si na, dhe shohim që ty të shkojnë pas, vetëm ata më të ulëtit, nga ne – pa menduar fare dhe se nuk shohim se ju keni diçka më të mirë se ne. Jo, (por) na ju konsiderojmë për gënjeshtar”.
(28) Ai (Nuhu) tha: “O populli im, ç’mendoni ju, nëse unë i përmbahem dokumentit të qartë të Zotit tim, madje Ai më ka dhënë nga Vetja mëshirë – e ju jeni të verbër për të, a mund t’jua imponojmë juve atë, kur ju nuk e dëshironi?”