(38) Dhe ndërtonte anijen. Dhe sa herë që kalonin pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshnin atë. (Nuhi) tha: “Nëse ju talleni me ne, edhe na do të tallemi me ju, ashtu si talleni ju,
(39) dhe së shpejti, me siguri, do të dini, kë do ta gjejë dënimi poshtërues dhe në kë do të bie dënimi i përhershëm”.
(40) Dhe, kur arriti urdhëri Ynë, e uji ng asipërfaqja e tokës nisi të gufojë. Ne thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një palë (një mashkull e një femër) dhe familjen tënde, përveç atyre që ka qenë fjala (e dënimit) për ta, - dhe besimtarët!” E pak ka pasur të atillë, që kanë besuar me të.
(41) (Nuhu) tha: “Hypni në të! Me emrin e Perëndisë ajo lundron dhendalet! Me të vërtetë, Zoti im është falës dhe mëshirues.
(42) Dhe, ajo lundronte me ta nëpër valët e mëdha e të larta sa malet, ndërsa Nuhu thërriste birin e vet, i cili ishte tërhequr (anash): “O biri im, hyp me ne e mos u bënë me mohuesit!”
(43) (I biri) tha: “Unë do të strehohem në bjeshkën, e cila do të më ruajë nga uji”, (e Nuhu) tha: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Perëndisë, përveç atë që e mëshiron Ai!” E, një valë në mes tyre i ndau dhe ai (i biri) – u fundos.
(44) Dhe është thënë: “O Tokë, gëlltitë ujin tënd, dhe ti o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhëri (i Perëndisë), e anija u ndal në malin Xhudij, dhe është thënë: “Le të jetë larg populli zullumqarë!”
(45) E Nuhu iu lut Zotit të tij dhe tha: “O Zoti im, me të vërtetë, biri im është nga familja ime dhe premtimi Yt, është i vërtetë, e Ti je gjykatësi më i drejtë!”