(6) S’ka asnjë gjallesë në Tokë, që Perëndia të mos ia ketë caktuar furnizimin dhe Ai di vendbanimin e tij dhe vendin e vdekjes. Të gjitha keto janë (të shënuara) në Librin e qartë.
(7) Ai është që ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë (periudha të caktura kohore), e Arshi (pushteti) i Tij është mbi ujin – për t’ju provuar kush është më i mirë në vepër. Nëse ti thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes”, mohuesit, me siguri do të thonin: “Kjo nuk është asgjë tjetër, përpos magji e kulluar!”
(8) Nëse Ne ua shtyjmë dënimin atyre për një kohë të shkurtër, ata me siguri do të thoshin: “Kush po e pengon?” Ah! E, atë ditë që t’ju vie (dënimi), nuk do të zmbrapset nga ata dhe do t’i përfshijë ajo, që e përqeshnin ata.
(9) Kur Na i japim njeriut mirësinë Tonë, a pastaj ia zhveshim atë prej tij, ai atëherë bëhet shpresëhumbur dhe mohues.
(10) E kur pas fatkeqësisë që e ka goditur atë, Na t’i japim atij dhunti, ai me siguri do të thotë: “Mëkatet e mia janë larguar nga unë!” Me të vërtetë, ai është (njeri tepër) i gëzueshëm dhe mendjemadh,
(11) e vetëm për ata që durojnë dhe kanë punuar vepra të mira, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.
(12) Mund të ndodh që ti të lësh (mos të tregosh në çdo vend) diçka nga ato që të janë shpallur ty dhe thonë: “Sikur atij t’iu kishte dërguar ndonjë thesar”, ose, “të kishte ardhur një engjëll me te?” Ti je vetëm paralajmërues, e Perëndia është mbikëqyrës për çdo gjë.