(72) Tha (gruaja e Ibrahimit): “Ah! e mjera unë! A mos vallë, kështu plakë të lindë unë; e, edhe ky burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!”
(73) Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, ti po çuditesh me urdhërin e Perëndisë? Mëshira e Perëndisë dhe bekmi i Tij qoftë mbi ju – familjen e pejgamberit. Me të vërtetë, Ai (Perëndia) është i lavdëruar dhe bamirës për së tepërmi!”
(74) Pasi që i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gëzuar, (nisi) të diskutojë me të dërguarit Tonë, për popullin e Lutit.
(75) Ibrahimi me të vërtetë, ishte i butë, i dhembshëm dhe i kthyeshëm (kah Perëndia).
(76) “O Ibrahim, shmangu prej kësaj! Me të vërtetë, erdhi urdhëri nga Zoti yt – dhe, me të vërtetë, ata do t’i gjejë dënimi i paevitueshëm”.
(77) Kur i erdhën të dërguarit (engjëjt) Tanë Lutit, (ardhja e tyre) e hidhëroi dhe për shkak të tyre ndjeu një shtrëngim në shpirtin e tij dhe tha: “Kjo është ditë e rëndë!”
(78) Dhe erdhi populli i tij duke nxituar kah ai, e që më parë patën punuar vepra të këqia. (Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e ia. Ato për ju janë më tëpastra, e druajuni Perëndisë dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. a nuk ka në mes jush njeri të ndershëm?
(79) Ata thanë: “Ti e di se neve nuk na nevojiten bijat tua. Me të vërtetë, ti e di se ç’duam ne”.
(80) Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t’ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë fuqi të madhe, (do t’i mbroja mysafirët e mi).
(81) Thanë (mysafirët): “O Lut! Na jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk mund të bëjnë ty asgjë, e pra, urdhëto ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush mos të këqyrë prapa; (familja do të shpëtojë) përpos gruas tënde. Atë, me të vërtetë, do ta godas ajo që do t’i gjejë edhe ata. Afati i tyre është agimi i ditës. E, vallë, a nuk është afër agimi i ditës?