(46) (Perëndia) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe (që nuk ka ardhur me ty). Mos më pyet për atë që nuk e di ti. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga ata që nuk dinë”.
(47) (Nuhu) tha: “O Zoti im, unë mbështetem te Ti (për t’u ruajtur) nga pyetjet që nuk i di, e nëse Ti nuk më falë dhe nuk më mëshiron, do të jem nga të humburit”.
(48) Është thënë: “O Nuh – zbrit me përshëndetjen Tonë dhe dhuntitë Tona për ty dhe pasardhësit e atyre që gjende me ty”. E, disa popujve, Na do t’u japim kënaqësi (në këtë botë), e që pastaj, do t’i goditë nga Ne dënimi i dhembshëm!”
(49) Këto janë lajmet e ngjarjeve të padukshme, që Ne t’i shpallim ty. Nuk i ke ditur as ti, as populli yt para kësaj (shpaljes së Kur’anit). Andaj, duro! Se, me të vërtetë, në fund, fitorja është e besimtarëve.
(50) (Ia dërguam) Adit – vëllaun e tij Hudin. Ai tha: “O populli im, adhuronie Perëndinë! Ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij; ju jeni vetëm trillues (nëse adhuroni tjetër kënd).
(51) O populli im! Unë nuk kërkoj nga ju shpërblim për këtë. Mua më shpërblen vetëm Ai që më ka krijuar! A nuk po mendoni?!
(52) O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai, e Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqinë mbi fuqinë tuaj, dhe mos u shmangëni si mëkatarë!
(53) Ata thanë: “O Hud! Ti nuk na ke sjellë kurrfarë argumenti dhe për fjalë tuaja – ne nuk do t’i braktisim zotrat tonë, as nuk të besojmë na ty!