(24) Ata thanë: “O Musa! Na kurrsesi nuk do të hyjmë atje, përderisa aty të gjenden ata. Shko ti te Zoti yt e luftoni ata. Se ne do të rrimë këtu”.
(25) Musai tha: “O Zotim im! Unë jam i pushtetshëm vetëm për vete dhe vllaun tim. O Zot! Ndana neve prej këtij populli të korruptuar!”
(26) Perëndia tha: “Ajo (toka e shenjtë) u është ndaluar dyzet vjet atyre. Ata do të bredhin nëpër tokë. E, mos u zemro ndaj atij populli ngatërrestar”.
(27) Tregoju (o Muhammed!) saktësisht atyre (popullit tënd) ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata therrën kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Tha – njëri: “Tu gjithsesi do të mbysë”. Tjetri tha: “Perëndia pranon (kurbanin) vetëm prej atij që ruhet prej mëkatesh.
(28) Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë në të vërtetë nuk do ta ngre dorën në ty që të të vras. Dhe unë me të vërtetë, i druaj Perëndisë, Zotit të gjithësisë.
(29) Unë preferoj që ti të kthehesh me mëkatin tim dhe me mëkatin tënd (për vrasjen time dhe për kundrështimin tënd); e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. E, ky është ndëshkimi i zullumqarëve”.
(30) Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait, dhe e mbyti. Kështu, ai u bë njëri nga të humburit.
(31) Perëndia e dërgoi një sorrë, e cila gropontë në tokë, për t’i treguar se si ta mbulojë trupin e kalbur të vëllait të tij. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllau?!” E u bë nga të penduarit.