(42) (Ata) janë dëgjues të gënjeshrës, e hanë me kënaqësi të madhe atë që është e ndaluar. E, nëse vinë te ti, gjykoji ata ose shmangu prej tyre! Nëse shmangesh nga ata, nuk mund të dëmtojnë ty asgjë. E, nëe i gjykon – gjykoji me të drejtë! Se, Perëndia, me të vërtetë, i don të drejtët.
(43) E qysh të drejtohen ata ty për t’i gjykuar, e te ata është Teurati, në të cilin janë dispozitat e Perëndisë, e madje edhe pas kësaj shmangen prej teje. Sepse, ata nuk janë besimtarë.
(44) Na kemi dërguar Teuratin, në të cilin është udhëzimi dhe drita. Sipas tij –pejgamberët, të cilët ishin të bindur e të ndershëm ndaj Perëndisë i gjykonin hebrenjt, por edhe të diturit dhe juristët gjykonin sipas aaj që është ruajtur nga Libri i Perëndisë, e për të cilin ata dëshmonin (se është i vërtetë). Prandaj, mos druani nga njerëzit, por druani vetëm prej Meje! Dhe mos i ndërroni argumentet e Mia me ndonjë vlerë të vogël! E, ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur Perëndia, ata janë mohues të vërtetë.
(45) Na iu caktuam atyre (Izraelitëve) në të (Teurat), që të: shkëmbehet me personin (të dënohet vrasësi me vrasje), syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb, dhe plaga me plagë. E, kushdo që t’ia falë atë, ai është shpagues për mëkatet e tij. Dhe, kushdo që nuk gjykon me ate që ka zbritur Perëndia, ata janë zullumqarë të vërtetë.