(96) U është lejuar gjuetia e detit dhe ngrënia e saj, duke u kënaqur me të, në shtëpi dhe në udhëtim. E, ju është ndaluar gjuetia e tokës, deri sa të gjendeni në Ihram. Druajeni Perëndinë, para të cilit do të tuboheni.
(97) Perëndia e bëri Qaben – Shtëpi të shenjtë që njerëzit t’i kryejnë detyrat fetare dhe muajin e shenjt, kurbanin dhe kurbanin e shënuar. Këto të gjitha, i bëri, për të ditur se Perëndia di çdo gjë në qiej dhe në Tokë dhe që Perëndia është i Gjithëdijshëm.
(98) Dinie se Perëndia është ndëshkues i rreptë dhe se është falës e mëshirues.
(99) Pejgamberi ka për detyrë vetëm t’ju komunikojë Shpalljes. Se Perëndia di çka punoni sheshazi e çka fshehurazi.
(100) Thuaju: “Nuk barazohet e keqja me të mirën, sikur edhe të të kënaqte shumica e të këqijave. Druajeni Perëndinë, o të zotët e mendjes së hollë, që të shpëtoni.
(101) O besimtarë! Mos pyetni për disa sende, që sikur t’ju thuhet haptazi do të ishit të pakënaqur, e nëse pyetni për ato kur zbritet Kur’ani, do t’u jenë të qarta. Perëndia ua ka falë kërshërinë. Se, Perëndia, është falës dhe i butë, (nuk nxiton në ndëshkime).
(102) Disa njerëz kanë pyetur kështu, para jush, e nuk kanë besuar (u bënë mohues).
(103) Perëndia nuk e përligji Behirën (devën femër me veshë të prerë); as Saibën (devën që e flijonin për statujë); as Vesilën (devën që ka pjellë pesë herë rresht qingja – femër e u është flijuar statujeve); as Hamin (devën që nuk e ngarkonin as shalonin). Por, mohuesit (duke besuar kështu shtrembër), kanë trilluar gënjeshtra për Perëndinë! Shumica nga ata nuk kanë mend.