(3) U ndalohet juve ngrënia e coftinës, gjakut, mishi i derrit, asaj kafshe që është therrur jo në emër të Perëndisë, mishi i kafshës që është lidhur në fyt e ka plasë, mishi i kafshës që është rrahë e ka ngordhë, e i asaj kafshe që është mbytur nga të rrëzuarit, e i asaj që është mbytur me brirë nga kafshët e tjera, e i asaj që është mbytur nga egërsirat, përveç atyre që i preni ju para se të ngordhin. U ndalohet juve ngrënia e asaj që është therrur për nder të kryqëve dhe të të kërkuarit e fatit me fall. Të gjitha këto që u përmendën janë mëkat. Sot, dëshprohen ata, që nuk besojnë dhe kanë humbur çdo shpresë, që t’ju prishin dispozitat e fesë suaj. Mos u frikësoni prej tyre, por druani (vetëm) prej meje! Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja. Por kushdo që të jet ëi shtrënguar nga uria, (e han nga këto jo me qëllim përr t’u kënaqur) nuk ka mëkat. Se, Perëndia është falës e mëshirues.
(4) Të pyesin ty (muslimanët) ç’është e lejueshme që të hanë ata. Thuaju (o Muhammed!): “U lejohet juve çdo gjë që është e bukur dhe at që ua gjuajnë shtazët që i keni stërvitur ju e i përdorni në gjueti, duke qenë ato të mësuara me dijeninë që ua ka dhënë Perëndia juve. Pra, hani ate që ua sjellin juve (kafshët që janë gjuajtur), e përmendni emrin e Perëndisë! Druajuni Perëndisë! Se, Perëndia është llogaritar i shpejtë.
(5) Sot u janë lejuar gjërat e mira e të pastra. U janë lejuar juve edhe ushqimet e ithtarëve të Librit, si dhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Dhe janë të lejuara për ju femrat e ndershme besimtare; dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, kur t’jua jepni dhuratat e kurorëzimit, duke u martua me ato, e duke mos bërë me to kurvëri, as duke i marrë për mikesha (konkubine). Kushdo që mohon besimin, puna e tij është e falimentuar. Ai në Ditën e Kijametit do të jetë nga të dënuarit.