(71) Ata menduan se nuk do t’i gjejë kurrfarë dënimi, andaj ngelën të verbër dhe të shurdhët (nuk e panë drejtësinë). Pastaj, Perëndia ua pranoi pendimin tyre, e përsëri, u verbuan dhe u shurdhuan shumë nga ata; e Perëndia sheh mirë atë që punojnë ata.
(72) Me të vërtetë, kanë mohuar (të Vërtetën) ata që thonë: “Me siguri Perëndi është Mesihu – i biri i Merjemës! E, Mesihu tha: “O bijt e Israelit, adhuronie Perëndinë, që është Zoti im dhe Zoti juaj. Se, me të vërtetë, kush i ën shok Perëndisë, Perëndia ia ndalon atij Xhennetin dhe strehim i tij është zjarri. Dhe, për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë.
(73) Me të vërtetë, u bënë mohues ata, që thonë: “Perëndia është njëri prej treve!” S’ka Zot tjetër përveç se një Zot! E, nëse nuk frenohen nga ato që thanë, me të vërtetë, ka për t’i goditë ata – mohuesit, dënimi pikëllues.
(74) E, përse ata nuk pendohen, (të kthehen te Perëndia) e të kërkojnë ndjesë nga Ai? Se, Perëndia, është falës dhe mëshirues.
(75) Mesihu – i biri i Merjemës, është vetëm Pejgamber, - edhe para tij kanë kaluar pejgamberë. Nëna e tij përherë ka qenë e drejtë. Që të dy, ngrënin ushqim. Shiko si ua shpjegojmë Ne atyre argumentet dhe shih si zmbrapsën ata (nga e Vërteta).
(76) Thuaju (o Muhammed!): “Vallë, a e adhuroni ju, përpos Perëndisë, atë që nuk është në gjendje t’u sjell dëm e as dobi?” E, Perëndia është Ai, që dëgjon dhe di çdo gjë.