(141) e kështu, Perëndia i dlirë (prej mëkatesh) besimtarët, e për t’i zhdukë mohuesit.
(142) A mendoni se do të hyni në xhennet e Perëndia të mos u tregojë juve për ata që kanë luftuar dhe për ata që kanë duruar.
(143) E ju e dëshiruat vdekjen para se të ballafaqoheshi me te; qe pra, ju e patë ate, duke qenë vështruesit e saj.
(144) Muhammedi është vetëm Profet. Por, edhe para tij ka pasur pejgamberë. E, nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa (në fe të gabuar) nuk i bënë kurrfarë dëmi Perëndisë. Se, Perëndia do t’i shpërblejë falenderuesit.
(145) Çdo gjallesë vdes vetëm me vendimin e Perëndisë, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Na ia japim, e kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër na ia japim, dhe me siguri i shpërblejmë falenderuesit.
(146) Sa e sa pejgamberë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan, e megjithatë nuk u përkulën për ato që u goditën në rrugën e Perëndisë, as nuk u demoralizuan as nuk u dobësuan. Perëndia i don durimtarët
(147) dhe vetëm thonin: “O Zoti ynë! Falna mëkatet tona dhe teprimin në punën tonë, forcona këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar!”
(148) Dhe Perëndia ua dhuroi atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin edhe më të madh në jetën tjetër. Se, Perëndia i don bamirësit.