(174) Ata u kthyen (nga Bedri) me dhuntitë dhe begatitë e Perëndisë, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe bënë që Perëndia të jetë i kënaqur. Perëndia është Zot i begatisë së madhe.
(175) Vetëm djalli i frikëson miqët e vet (për të mos shkuar në luftë). Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!
(176) Mos të brengosin ty (o Muhammed!) ata që nxitojnë në mohim. Sepse, me të vërtetë ata nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Perëndisë. Perëndia don që të mos i shpërblejë ata me kurrfarë dhurate në botën tjetër; dhe për ata ka ndëshkim të madh.
(177) Me të vërtetë, ata që ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Perëndisë; e për ta ka ndëshkim të madh.
(178) Le të mos mendojnë kurrsesi mohuesit, që për ata është mirë ajo, që u zgjasim jetën. Na, me të vërtetë ua zgjasim jetën atyre vtëm për t’i shtuar ata gabimet; dhe për ata ka ndëshkim poshtërues.
(179) Perëndia nuk i le besimtarët në gjendjen që ndodheni ju (tash të përzier – muslimani i vërtetë me hipokritin) përderisa të mos e ndajë të keqin prej të mirit. Perëndia nuk do t’ua tregojë ate që është e fshehur, pro Perëndia zgjedh atë që të dojë nga Pejgamberët e Tij. Besoni Perëndinë dhe Pejgamberët e Tij! Nëse besoni dhe ruheni (prej hipokritit), u do të keni shpërblim të madh.
(180) Kurrsesi le të mos mendojnë ata se është mirë për ta që bëhen dorështrënguar e koprracë me dhuntitë që ua ka dhënë Perëndia atyre; jo, kjo është keq për ta. Padyshim, koprracia do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kijametit. Të Perëndisë janë trashëgimi i qiejve dhe i Tokës, dhe Perëndia e di mirë ç’punoni ju.