(195) Dhe Zoti iu përgjegj lutjes së tyre: “Unë, nuk ia humbi mundin asnjë punëtori nga ju, qoftë mashkull apo femër, - ju jeni të gjithë (të barabartë në shpërblim). Atyre që emigruan, dhe u dëbuan nga vatrat e tyre, dhe u munduan në rrugën Time, dhe luftuan e u vranë, Unë me siguri, do t’ua mbuloj veprat e këqija (me falje) dhe do t’i shpie në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, - shpërblim nga Perëndia. E, shpërblimi më i mirë është te Perëndia.
(196) Le të mos mashtrojë ty qarkullimi i mohuesve qytet në qytet.
(197) Kjo kënaqësi është ë shkurtër; pastaj, strehimi i tyre është skëterra. E sa shtrat i keq është ai vend!
(198) Por, për ata që i druajnë Perëndisë, për ata ka kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, në të cilat (kopshtije) do të banojnë përherë, - duke qenë këto dhurata të përgatitura prej Perëndisë, e për besimtarët e vërtetë më e mira dhuratë është ajo që është prej Perëndisë.
(199) Në mesin e ithtarëve të Librit, me siguri ka të atillë që besojnë Perëndinë dhe ate që u është shpallur juve dhe ate që u është shpallur atyre, janë të përulur Perëndisë, nuk i këmbejnë versetet e Perëndisë me ndonjë vlerë të pakët; ata kanë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Se, Perëndia, me të vërtetë, është llogaritar i shpejtë!
(200) O besimtarë! – bëhuni të durueshëm dhe të qëndrueshëm (në durim), bëhuni të vendosur (në kufi të armikut), dhe kinie frikë Perëndinë, për ta arritur shpëtimin e dëshiruar.